E Premte, Maj 23, 2025
TEDEL
Advertisement
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
TEDEL
No Result
View All Result

Rritet frika e gjemanëve për luftë, niveli më i lartë prej vitit 1999

2 years MË PARË
in Botë
Share on FacebookShare on Twitter

Një vit pas sulmit rus në Ukrainë, frika e luftës mes gjermanëve po rritet ndjeshëm.

Shumica dërrmuese gjithashtu kanë frikë se Gjermania nuk është në gjendje të mbrohet dhe do të bëhet vetë palë në luftë, zbuloi të mërkurën një sondazh i posaçëm nga kompania gjermane e sigurimeve R&V, raporton AA.

Sipas sondazhit, 63% e gjermanëve kanë frikë se Gjermania nuk do të jetë në gjendje të mbrohet në rast lufte. “Gjendja e keqe e Bundeswehrit pasqyrohet qartë në rezultatet e sondazhit tonë të veçantë”, tha drejtori i studimit Grischa Brower-Rabinowitsch në një deklaratë për shtyp nga kompania e sigurimeve.

Frika se Gjermania nuk mund të mbrojë veten “është rritur me 23% që nga vera e kaluar”, tha Brower-Rabinowitsch. “Ne rrallë shohim një rritje kaq të madhe në sondazhin tonë”, shtoi drejtori i studimit.

55% kanë frikë se Gjermania do të përfshihet në një luftë. Kjo është një rritje prej 13% nga viti 2022. “Është e qartë se lufta e tmerrshme e agresionit të Rusisë kundër Ukrainës po trondit ndjenjën e sigurisë së gjermanëve”, tha Brower-Rabinovich.

Ai shtoi: “Frika se vetë Republika Federale mund të bëhet palë në luftë nuk ka qenë kurrë më e madhe në këtë mijëvjeçar”.

Vetëm në vitin 1999, gjatë luftës së Kosovës, u gjetën vlera më të larta në sondazhin e R&V. Në atë kohë, 60% e të anketuarve thanë se kishin frikë nga lufta.

Dallimet midis Gjermanisë perëndimore dhe asaj lindore u panë në lidhje me frikën e luftës. Ndërsa 66% e gjermanolindorëve i frikësohen një lufte me përfshirjen gjermane, shifra në perëndim është 53%.

ADVERTISEMENT

Ka edhe dallime mes gjinive. Një lufte me pjesëmarrjen gjermane i frikësohen 63% të grave dhe 48% të burrave.

Për anketën përfaqësuese, 1000 qytetarë në Gjermani janë pyetur online.

TË NGJASHME

Trump: Rusia dhe Ukraina do të fillojnë menjëherë negociatat drejt një armëpushimi

Trump: Rusia dhe Ukraina do të fillojnë menjëherë negociatat drejt një armëpushimi

2025-05-19
OBSH: Dy milionë njerëz po vuajnë nga uria në Gaza

OBSH: Dy milionë njerëz po vuajnë nga uria në Gaza

2025-05-19
Ortek në Aplet zvicerane, helikopterët dhe qentë po kërkojnë për të mbijetuar

Ortek në Aplet zvicerane, helikopterët dhe qentë po kërkojnë për të mbijetuar

2025-05-17
Erdogan e njeh Krimenë si territor ukrainas, thotë Zelensky

Erdogan e njeh Krimenë si territor ukrainas, thotë Zelensky

2025-05-15
Next Post
Osmani uron besimtarët për muajin e shenjtë të Ramazanin

Osmani uron besimtarët për muajin e shenjtë të Ramazanin

Related Post

BE-ja përjashton Kosovën, Malin e Zi dhe entitetin e Republikës Sërpska nga grantet

BE-ja përjashton Kosovën, Malin e Zi dhe entitetin e Republikës Sërpska nga grantet

2023-07-04
Krerët e shtetit bënë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”

Krerët e shtetit bënë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”

2024-02-17
Hoti kritikon qeverinë për investimet kapitale

Hoti kritikon qeverinë për investimet kapitale

2023-08-03

KATEGORITË

  • Botë
  • Ekonomi
  • I PAKATEGORIZUAR
  • Kulturë
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Sport

TEDEL

TEDEL është një platformë, kryesisht e bazuar në ueb, që mbledh fakte nga burime të zgjedhura autentike.

  • BALLINA
  • LAJME
  • BOTë
  • SPORT
  • EKONOMI
  • KULTURë
  • LIFESTYLE

LAJMET

Sekuestrohen 14 motoçikleta nga Policia në Pejë

Sekuestrohen 14 motoçikleta nga Policia në Pejë

10 ORË MË PARË
14 infermiere shtatzënë në të njëjtën kohë, në të njëjtin repart të spitalit

14 infermiere shtatzënë në të njëjtën kohë, në të njëjtin repart të spitalit

10 ORË MË PARË
Kallas në Mitrovicën e Veriut, vizita ishte pa paralajmërim dhe pa deklaratë për media

Kallas në Mitrovicën e Veriut, vizita ishte pa paralajmërim dhe pa deklaratë për media

10 ORË MË PARË
Duda Balje: Ma ofruan pozitën e profesoreshës në Shkup, në këmbim të votës për Albulena Haxhiun

Duda Balje: Ma ofruan pozitën e profesoreshës në Shkup, në këmbim të votës për Albulena Haxhiun

10 ORË MË PARË
Protestë para Kuvendit: Kërkohet më shumë përgjegjësi

Protestë para Kuvendit: Kërkohet më shumë përgjegjësi

10 ORË MË PARË
Rahoveci sërish kampion i Kosovës në hendboll

Rahoveci sërish kampion i Kosovës në hendboll

9 ORË MË PARË
Zyrtare: Real Madrid dhe Carlo Ancelotti ndajnë rrugët pas një epoke të lavdishme

Zyrtare: Real Madrid dhe Carlo Ancelotti ndajnë rrugët pas një epoke të lavdishme

9 ORË MË PARË
Tottenham Hotspur – Manchester United, formacionet zyrtare të finales së Ligës së Evropës

Tottenham Hotspur – Manchester United, formacionet zyrtare të finales së Ligës së Evropës

2 DITË MË PARË
AGK dënon sulmet dhe kërcënimet ndaj gazetarëve Agon Fehmiu dhe Ulpiana Emra

AGK dënon sulmet dhe kërcënimet ndaj gazetarëve Agon Fehmiu dhe Ulpiana Emra

2 DITË MË PARË
Nënshkruhet kontrata për rinovimin e stadiumit të Gjilanit

Nënshkruhet kontrata për rinovimin e stadiumit të Gjilanit

3 DITË MË PARË

NA NDIQNI Në:

  • +383 49 000 000
  • info@tedel.co

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Botë
  • Sport
  • Ekonomi
  • Kulturë

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL