E Hëne, Maj 19, 2025
TEDEL
Advertisement
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
TEDEL
No Result
View All Result

Sekretari i FFK-së: Lojtarët u morën në pyetje pa pasur urdhër

2 years MË PARË
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Sekretari i Përgjithshëm në Federatën e Futbollit të Kosovës, Taulant Hodaj, ka thënë se hetuesit kanë bërë shkelje duke i marrë në pyetje lojtarët pa pasur urdhër dhe për çështje që nuk ju përkasin atyre. Ai ka parlajmëruar masa ligjore për këtë veprim.  

Një deklarim i tillë nga ky zyrtar i FFK-së është bërë sot në një konferencë për media, ditën kur kryetari i FFK-së është ndaluar nga Policia e Kosovës. 

ADVERTISEMENT

“Ne assesi nuk jemi kundër drejtësisë, vetëm të bëhet në përputhje me normat ligjore. Fatkeqësisht ne jemi informuar nga stafi i kombëtares dhe lojtarët që dje ka pasur shqetësime të jashtëzakonshme për ta në hotel që nuk do të duhej të ishin, por sidoqoftë ato do të adresohen në organet përkatëse. Pra, hetuesit kanë bërë shkelje duke i marrë në pyetje lojtarët pa pasur urdhër dhe për çështje që nuk ju përkasin atyre. Ne do të ndërmarrim masa ligjore ndaj tyre”, ka thënë ai. 

Sipas tij, stafi i Kombëtares nuk e ka ditur që ata ishin hetues. 

“Kanë qenë anëtarë nga hetuesia, që nuk janë paraqitur që janë të tillë dhe ne nuk e kemi ditur që janë të tillë. Ne besojmë në gjykatën që do ta thotë fjalën e fundit dhe do t’i eliminojë të gjitha ato parregullsitë ligjore që ne konsiderojmë që nuk kanë qenë në konformitet me ligjet e aplikueshme në Kosovë. Këto sfida që po ballafaqohemi do të na bëjnë edhe më të fortë për dy sfidat kruciale që na presin për kualifikim në Evropian”, ka thënë ai. 

Shkuarjen e hetuesve tek stafi i Kombëtares Hodaj e ka përshkuar si goditje për futbollin e Kosovës. 

“Ne jemi për zbatim të ligjit dhe drejtësia t’i hetojë të gjitha ato që janë të bazuara në ligj. Mendojmë se momenti dhe mënyra se si janë ballafaquar lojtarët e kombëtares, stafi, fatkeqësisht lë shumë për të dëshiruar, duke marrë parasysh se jemi një ditë apo dy para udhëtimit për në Izrael. Duke e pasur parasysh formën dhe përgatitjet që janë bërë dhe shanset ideale që i kemi, kjo ka qenë një goditje për futbollin e Kosovës, posaçërisht për kombëtaren në këtë moment”, është shprehur ai. 

TË NGJASHME

Rahoveci mposht Kastriotin në finalen e parë

Rahoveci mposht Kastriotin në finalen e parë

2025-05-18
Bashkimi fiton përballjen dramatike ndaj Trepçës – gara për titull vazhdon

Bashkimi fiton përballjen dramatike ndaj Trepçës – gara për titull vazhdon

2025-05-18
Prishtina e Re feston hyrjen në Superligë! Nga liga largohen Rahoveci, Mitrovica, Flamurtari dhe Fushë Kosova

Prishtina e Re feston hyrjen në Superligë! Nga liga largohen Rahoveci, Mitrovica, Flamurtari dhe Fushë Kosova

2025-05-18
Llapi merr fitore të madhe ndaj Ballkanit, Prishtina fiton në sekondat e fundit

Llapi merr fitore të madhe ndaj Ballkanit, Prishtina fiton në sekondat e fundit

2025-05-17
Next Post
Kjo dyshohet të jetë arsyeja e vrasjes në Dragodan

Kjo dyshohet të jetë arsyeja e vrasjes në Dragodan

Related Post

Finalja e madhe Spanjë – Angli, publikohen formacionet zyrtare

Finalja e madhe Spanjë – Angli, publikohen formacionet zyrtare

2024-07-14
Zelensky: Do t’i luftojmë sulmet ruse në Detin e Zi

Zelensky: Do t’i luftojmë sulmet ruse në Detin e Zi

2023-08-08
Brohoritje ‘Zdravo’, ‘Albin hajni’ dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj

Brohoritje ‘Zdravo’, ‘Albin hajni’ dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj

2025-01-27

KATEGORITË

  • Botë
  • Ekonomi
  • I PAKATEGORIZUAR
  • Kulturë
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Sport

TEDEL

TEDEL është një platformë, kryesisht e bazuar në ueb, që mbledh fakte nga burime të zgjedhura autentike.

  • BALLINA
  • LAJME
  • BOTë
  • SPORT
  • EKONOMI
  • KULTURë
  • LIFESTYLE

LAJMET

“Përfshirja e qytetarëve të veriut” kusht i Këshillit të Evropës për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë

“Përfshirja e qytetarëve të veriut” kusht i Këshillit të Evropës për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë

16 ORË MË PARË
Në 26-vjetorin e çlirimit, fshati Shqiponjë rikujton sakrificën dhe rezistencën për liri

Në 26-vjetorin e çlirimit, fshati Shqiponjë rikujton sakrificën dhe rezistencën për liri

2 DITË MË PARË
Ursula von der Leyen në Tiranë: Po punojmë për grupin tjetër të sanksioneve ndaj Rusisë!

Ursula von der Leyen në Tiranë: Po punojmë për grupin tjetër të sanksioneve ndaj Rusisë!

3 DITË MË PARË
Pse na flihet kur bie shi?

Pse na flihet kur bie shi?

3 DITË MË PARË
Pjesëmarrja e Osmanit në Samitin në Tiranë, takimet me Erdoganin, Macronin e Rutte

Pjesëmarrja e Osmanit në Samitin në Tiranë, takimet me Erdoganin, Macronin e Rutte

3 DITË MË PARË
Rahoveci mposht Kastriotin në finalen e parë

Rahoveci mposht Kastriotin në finalen e parë

16 ORË MË PARË
Bashkimi fiton përballjen dramatike ndaj Trepçës – gara për titull vazhdon

Bashkimi fiton përballjen dramatike ndaj Trepçës – gara për titull vazhdon

16 ORË MË PARË
Prishtina e Re feston hyrjen në Superligë! Nga liga largohen Rahoveci, Mitrovica, Flamurtari dhe Fushë Kosova

Prishtina e Re feston hyrjen në Superligë! Nga liga largohen Rahoveci, Mitrovica, Flamurtari dhe Fushë Kosova

16 ORË MË PARË
Llapi merr fitore të madhe ndaj Ballkanit, Prishtina fiton në sekondat e fundit

Llapi merr fitore të madhe ndaj Ballkanit, Prishtina fiton në sekondat e fundit

2 DITË MË PARË
Crystal Palace shkruan historinë në ‘Wembley’, fiton FA Kupën

Crystal Palace shkruan historinë në ‘Wembley’, fiton FA Kupën

2 DITË MË PARË

NA NDIQNI Në:

  • +383 49 000 000
  • info@tedel.co

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Botë
  • Sport
  • Ekonomi
  • Kulturë

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL