FB
Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), në bashkëpunim me Transparency International, sot mban tryezën e diskutimit ‘’ Buxhetimi gjinor në kuadër të partive politike në Kosovë’’, një diskutim i Përbashkët mes kryetareve të forumeve të grave të partive kryesore në vend,trupave menaxhuese zgjedhore, shoqërisë civile dhe korit diplomatik në vend.
Paneli i diskutimit: ‘’Roli i forumeve të grave në promovimin e buxhetimit gjinor ‘’ do të përbëhet nga :Albulena Haxhiu – Kryetare e organizatës Gratë për VETËVENDOSJE, Eliza Hoxha – Deputete e Partisë Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku Sadriu – Kryetare e Forumit të Gruas së Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Diellza Kukaj – Kryetare e Aleancës së Gruas së Kosovës.