Në Londër po mbahet Panairit ndërkombëtar të ushqimit dhe pijeve “IFE 2023’.
Ambasadori i Kosovës në Mbretëri të Bashkuar, Ilir Kapiti vizitoi shtandin e Kosovës në Panairin ndërkombëtar të ushqimit dhe pijeve “IFE 2023”, që po zhvillohet në Londër, nga datat 20-22 mars 2023.
“Përfaqësues të MINT dhe KIESA-s së bashku me tetë kompani janë duke promovuar produkte të ndryshme nga Kosova. Prezenca e produkteve të ndryshme nga Kosova në këtë panair dëshmon potencialet ekonomike në rritje që Kosova është duke ndërtuar. Përderisa interesimi i pjesëmarrësve në shtandin e Kosovës ishte inkurajues në angazhimin tonë të përbashkët drejtë fuqizimin ekonomik”, njofton Ambasada e Kosovës në Londër.