FB
Policia e Kosovës njofton se një person është gjetur i vdekur dje në rrugën ‘’Brigada’’ në Pejë.
Sipas policisë vdekjen e viktimës e ka kontatuar mjeku kujdestar,dhe bëhet e ditur se në afërsi të viktimës është gjetur një revole me një fishekë.
‘’Raportohet se viktima mashkull kosovar është gjendur pa shënja jete në shtëpinë e tij.
Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar dhe se nuk vërehen gjurmë të dhunës. Në afërsi të viktimës është gjet një revole me një fishek. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në obduksion’’, thuhet në njoftimin e policisë.