Llapi ka arritur që të kthehet me një pikë nga udhëtimi në Gjilan.
Në ndeshjen e Javës së njëzet e gjashtë ndeshja Gjilani LLapi është mbyllur baraz. 2-2 ka qenë rezultati përfundimtar i takimit.
Të parët deri tek goli kanë ardhur vendasit, kur Dabiqaj ka shënuar qysh në minutën e tretë. Gëzimi i gjilanasve nuk ka zgjatur shumë. Në minutën e gjashtëmbëdhjetë Fernandinho e ka barazuar rezultatin.
Kështu edhe skuadrat kanë shkuar në pushimin pesëmbëdhjetë minutësh.
Pastaj pjesa e dytë ka sjellë edhe dy gola të tjerë.
Gjilanasit kanë kaluar edhe një herë në epërsi, në minutën e gjashtëdhjetë e një kur ka realizuar Kelmendi.
Kur është dukur se vendasit do të fitojnë ka dalë në skenë Rivera, duke barazuar për podujevasit dhe duke e vulosur epilogun e takimit.
Pas kësaj ndeshje, Gjilani gjendet në vendin e tretë me dyzet pikë, kurse Llapi në vendin e pestë me tridhjetë e tri pikë.