FB
Përfaqësuesja e Kosovës U21 këtë muaj do ta shfrytëzojë për t’i zhvilluar dy ndeshje miqësore, në mënyrë që të përgatitet sa më mirë për ndeshjet kualifikuese për Evropianin ‘Sllovakia 2025”.
Dardanët U21, të hënën, do të udhëtojnë në Antalya, atje ku do të zhvillojnë kampin e radhës përgatitor dhe ku do t’i luajnë dy miqësore: fillimisht kundër Moldavisë U21, më 24 mars në Antalya dhe më pas kundër Turqisë U21, më 27 mars në Alanya. Përzgjedhësi Afrim Tovërlani për këto dy miqësore ka ftuar 23 futbollistë.