Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, zhvilloi takim joformal me kreun e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti në Ohër të Maqedonisë së Veriut.
I pranishëm në këtë takim është edhe ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut e zyrtarë të tjerë.
Ky i fundit ka publikuar fotografi nga ky takim joformal. “Takim i Ali Ahmetit me Albin Kurtin para fillimit të dialogut”, ka shkruar Osmani. “Mbështetje për një sukses historik”, shkruan më tej ai.
Takimi i tyre vjen pak para takimit që Kurti do të zhvillojë me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në kuadër të dialogut mes dy vendeve, ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.
Kurti dhe Vuçiq e kanë pranuar në parim propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve, gjatë një takimi në Bruksel, më 27 shkurt.