Mbi vendin tonë sot do të mbajë mot me diell dhe me vranësira të pakta.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -5 deri në -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 10 deri në 13 gradë Celsius.
Gjatë dy ditëve në vijim parashihet të fryjë erë e lehtë deri në mestare nga drejtimi i lindjes dhe juglindjes, thuhet në njoftimin e IHMK-së.