FB
Ndeshja kryesore luhet mes Gjilanit e Llapit. Të kuqtë nga Gjilani janë të tretit në klasifikim, kanë shtatë pikë më shumë se llapjanët të gjashtit.
Në pesë ndeshjet e fundit, më mirë qëndrojnë gjilanasit, me tre fitore, një humbje e një barazim. Në krahun tjetër, Llapi ka tri humbje e dy fitore.
Dy ndeshje të shtunën dhe tri të dielën, do të jenë përballjet që na presin në xhiron e 26-të të Superligës në futboll.
Gjilani – Llapi
Malisheva- Drita
Drenica- Prishtina
Trepça 89 – Dukagjini
Ferizaj – Ballkani
Të gjitha ndeshjet zhvillohen në ora 13:00.