Lara Gut-Behrami është kampione e re e disiplinës së supersllallomit të madh, që u mbajt në Soldeu të Andorrës.
Gruaja e futbollistit nga Kosova, Valon Behramit, Gut Behrami, ka treguar formë të lartë, duke shënuar fitore me kohë të kaluar për 1:26,70 minuta.
Gut – Behrami ka fituar trofeun e çmueshëm, “Globin e vogël të kristaltë”.
Ajo la pas vetes për 22 qindtat italianen Federica Brignone dhe për 47 qindtat norvegjezen Ragnhild Mowinckel.
31-vjeçarja zvicerane fitoi globin e saj të katërt të vogël kristaltë, të gjitha në supersllallomin e madh. Ajo ishte më e mira në këtë disiplinë në vitet 2014, 2016 dhe 2021.
Në renditjen e supersllallomit të madh, Gut Behrami është kampione me 413 pikë, duke lënë pas Brignonen me 368 e Mowinckel me 366.
Në renditjen e përgjithshme, Shiffrin udhëheq me 2046 pikë, pasojnë Gut-Behrami (1167) e Brignone (1069).
Renditja
1. Lara Gut-Behrami (Zvicra) 1:26,70
2. Federica Brignone (Italia) +0,22
3. Ragnhild Mowinckel (Norvegjia) +0,47
4. Corinne Suter (Zvicra) +0,55
5. Michelle Gisin (Zvicra) +0,82
6. Cornelia Hutter (Austria) +0,83
7. Spfia Goggia (Italia) +1,03
8. Marta Bassino (Italia) +1,15
9. Kajsa V. Lie (Norvegjia) +1,19
10. Elena Curtoni (Italia) +1,23