Komiteti Olimpik i Kosovës ka dalë me njoftimin që Donjeta Sadiku përfundimisht nuk do të udhëtojë drejt Indisë për të marrë pjesë në Kampionat Botëror.
Shtëpia e sportit kosovar thotë se boksieria nga Gollaku e hodhi poshtë mundësinë e pjesëmarrjes në këtë garë shkaku i kushtëzimit të simboleve shtetërore nga Qeveria indiane.
Kjo e fundit e pajisi me vizë Donjetën në “last-minute”, por që kushtet që ia vendosi Federatës së Boksit të Kosovës më pas ishin të papranueshme për palën kosovare.
Dhe, FboxK, në koordinim me Komitetin Olimpik të Kosovës dhe me Ministrinë e Sportit, vendosi që boksieria më e mirë kosovare të mos udhëtojë fare drejt Indisë.