FB
Gabriel Eskobar i dërguari i posaqëm i Departamentit amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, me 15 mars do të vizitojë Serbinë.
Sipas Radio Evropa e Lirë, zyrtari i lartë amerikan, do të vizitojë edhe Kosovën gjatë kësaj jave.
Në Beograd, Escobar është paraparë të zhvillojë takime të ndara me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe me kryeministren serbe, Ana Bërnabiq.
Vizita e zyrtarit të lartë amerikan në Serbi do të zhvillohet tre ditë para rundit të ri të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, që do të mbahet më 18 mars në Ohër të Maqedonisë së Veriut.