Klubi i hendboillit Prishtina (meshkujt) gjejnë pasardhësin e Verim Zherkës.
Pas largimit të Zherkës, Prishtina ka reaguar me shpejtësi duke gjetur një trajner dhe sipas tyre me një përvojë të dukshme.
Është fjala për Edin Bojadzhiq.
“Bojadzhiq vjen në kryeqytetin e Kosovës pas shumë eksperiencave në Danimarkë, Gjermani, Bosne e Mal të Zi.
Dje, Bojaxhiq ka zhvilluar stërvitjen e parë me ekipin e parë dhe atmosfera është shumë e mirë.
Synimet mbesin të njëjta.
Shihemi të enjten në ndeshjen e radhës!”, njofton KH Prishtina.