Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është deklaruar pas takimit me përfaqësuesin e posaçëm të BE-së për bisedimet Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak
Nga zyra e presidentit serb është bërë e ditur se në takim është diskutuar për propozimin evropian, formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe hapat e tjerë të nevojshëm që kanë për qëllim normalizimin e marrëdhënieve mes serbëve dhe shqiptarëve.
“Presidenti ka theksuar se Serbia me përgjegjësi po punon dhe është e përkushtuar të marrë pjesë në bisedime me qëllim të arritjes së një zgjidhje kompromisi, i nevojshëm për normalizim të jetës dhe një për një të ardhme më të mirë për të gjithë qytetarët”, u tha nga zyra e presidentit.
Vuçiq ka ritheksuar se formimi i Asociacionit është sipas tij parakusht për normalizim marrëdhëniesh, si dhe për sigurinë e mbrojtjen e të drejtave të serbëve në Kosovë.
Megjithatë, presidenti serb ka theksuar se takimi me Lajçakun, ishte i vështirë dhe përmbajtësor dhe se pritet të vazhdojnë takimet.