FB
Nuk janë tifozë ata të cilët e prishin imazhin e një derbi futbollistik në mes Llapit dhe Ballkanit dhe shkaktojnë dëme të mëdha materiale, duke prishur karriget në tribuna te stadiumit dhe duke rrezikuar jetën e njerëzëve te cilët kanë shkuar të shohin një ndeshje te bukur futbolli.
Cila është vlera e kësaj fitoreje ?
Organizimi jo i mirë i ndeshjes sjellë deri te një incident i tillë që mund te ketë pasoja të pariparueshme, sepse kjo mund të bëhet një dukuri negative dhe te kaloi në huliganizëm, qe më së paku i duhet futbollit të Kosovës.
Kohë më parë Llapi u përmend për kurdisje të ndeshjeve, tash i ndodh incidenti në stadiumin e vet. Trajneri i Llapit, Batatina kërkon ndihmë nga FFK-ja, për dëmin e shkakuar nga tifozët, që kap vlerën e 10 000 eurove, në të vërtetë nëpër çfarë është duke kaluar skuadra e Llapit, e cila duhet ndihmuar dhe jo shkatërruar, prej atyre qe nuk ia duan të mirën skuadrës e as futbollit të Kosovës.
Sot, u shkarkua edhe trajneri i Prishtinës Ismet Munishi.
Pranvera e nxehtë nga Podujeva erdhi në Prishtinë. Shkarkimet e trajnerëve ndodhin në mungesë te rezultateve, kështu deklaruan ne kryesinë e klubit të Prishtinës për shkarkimin e Munishit.
Në fund HULIGANIZMI nuk duhet te ketë vend në futbollin tonë dhe as ne sportet tjera në përgjithësi.