Presidentja e Tajvanit, Tsai Ing-Wen sot priti në takim ish-kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti, si dhe deputetë nga Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Rumania.
Ajo ka thënë se ky takim do të jetë një shans i mirë për thellimin e bashkëpunimit midis Tajvanit dhe Ballkanit.
Këtë e bëri të ditur përmes një postimi në Twitter, ku ndër të tjera shkroi: “Jam e kënaqur të pres në takim ish-kryeministrin e Kosovës Avdullah Hotin dhe deputetë të tjerë nga Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Rumania. Vizita juaj hap derën për një bashkëpunim më të madh midis Tajvanit dhe Ballkanit, ndërsa ne punojmë së bashku për të forcuar qëndrueshmërinë demokratike globale”.