Qeveria e Kosovës, sot ndau 5.8 milion euro si mbështetje për përballje me inflacionin. Një pjesë e mjeteve do të shkojnë për studentët që nuk kanë marrë shumën prej 100 euro, ndërsa pjesa tjetër është shtesa për punëtorët e ndërmarrjeve publike dhe po ashtu subvencionimin e pagesave për kursimin e energjisë elektrike.
Në mbledhjen e sotme, ekzekuzivi themeloi edhe Këshillin shtetëror organizativ për shënimin e 15 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës dhe 25 vjetorin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Qeveria, poashtu pocedoi në Kuvend dhënien e investitorit strategjik kompanisë “Moxico Luma Kosova Mining L.L.C”.