Kombëtarja e Kosovës nuk ia del as në Tuzëll, duke pësuar humbje me rezultat 25:18 nga Bosnja dhe Hercegovina.
Është humbja e katërt për kombëtaren e Kosovës në kuadër të grupit 7 të kualifikueseve për Kampionatin Evropian 2024.
Pjesa e parë përmbyllet me 10:7 në favor të boshnjakëve.
Edhe në pjesën e dytë u tregua lojë e mirë por Bosnja nuk ka lejuar befasi në terren të saj, duke shënuar fitoren e dytë rresht ndaj të njëjtit rival, pasi që në Prishtinë fituan me 25:22.
Hendbollisti Senjamin Buriq me 7 gola është m efikasi të Bosnja dhe Valon Dedaj me 5 gola më radhët e Kosovës.