Raportuesja për Kosovës në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon ka thënë se shpreson që në takimin e 18 marsit në Ohër, Kosova dhe Serbia të nënshkruajnë marrëveshje.
Cramon ka komentuar deklaratën e ambasadorit gjerman në Kosovë, Jorn Rode, i cili i bëri thirrje Kosovës dhe Serbisë që të mos e humbin rastin në Ohër.
Raportuesja për Kosovë në Parlamentin Evropian ka theksuar se nëse Kosova dhe Serbia nënshkruajnë marrëveshjen në Ohër, atëherë ky do të jetë një hap i madh drejt integrimit evropian, si për Kosovën ashtu edhe për Serbinë.