Një shtëpi është djegur të shtunën rreth orës 17:00, në fshatin Rudicë të Klinës.
Rasti e ka lajmëruar në polici, pronari i shtëpisë. Kështu, familja Tarllamishaj nga ky fshat, tashmë ka mbetur pa kulm mbi kokë.
Dyshohet se zjarri nisi nga kulmi dhe përfshiu më pas tërë shtëpinë. Policia ka deklaruar se nga ky incident nuk ka të lënduar.
Ata kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet në lidhje me këtë rast.
“Është përfshirë nga zjarri shtëpia pronë e ankuesit mashkull kosovar. Si pasojë e zjarrit shtëpia si dhe pajisjet të cilat ishin në shtëpi janë djegur në tërësi”, thuhet në raportin e policisë.
Mësohet se pronari i shtëpisë ka deklaruar para zyrtarëve policorë se shkaktar i zjarrit mund të jetë energjia elektrike, por hetimet për rastin po vazhdojnë.