E Merkurë , Nëntor 5, 2025
TEDEL
Advertisement
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
TEDEL
No Result
View All Result

Marrëveshja finale Kosovë-Serbi do të ndikonte në ekonomi

3 years MË PARË
in Ekonomi
Share on FacebookShare on Twitter

Arritja e një marrëveshjeje finale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të ndikonte në integrimin ekonomik te të dyja vendeve. Kështu thonë ekspertë të ekonomisë. Sipas tyre, kjo do të ndihmonte në eliminimin e barrierave tregtare si dhe tërheqje të investimeve të huaja.

Arritja e një marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të ndikonte në  aspektin e tërheqjes së investimeve, në krijimin e tregut të përbashkët  rajonal në Ballkanin Perëndimor por edhe në aspektin e eliminimit të barrierave. Kështu tha drejtori i Odës Amerikane të Kosovës, Arian Zeka. Në një prononcim për Radio Kosovën , Zeka thotë se përmes marrëveshjes, Serbia duhet të lejojë në territorin e saj kalimin transit të mallrave të Kosovës.

“Arritja e një marrëveshje do të mundësonte integrimin ekonomik të Kosovës por,  edhe te Serbisë e pastaj edhe te të gjitha shteteve të tjera të Ballkanit Perëndimor.  Janë një sërë nismash siç është Ballkani i Hapur dhe Procesi Berlinit që synojnë qe t’i sjellin shtetet e Ballkanit Perëndimor bashkë më një treg të përbashkët rajonal që është synimi edhe i BE-së  por edhe ide e përkrahur nga SHBA-ja. E dyta do të hiqej edhe ajo që nga investitorët e huaj shihet si pengesë  në aspektin politik për Kosovën,  që sikur i jep njëfarë pasigurie politike duke pasur probleme të hapura me fqinjin e saj verior, por edhe në aspektin e eliminimit të barrierave që kanë ekzistuar në tregti ndërmjet Kosovës dhe Serbisë që janë më konkretisht gjitha produktet e Kosovës””, tha ai.

ADVERTISEMENT

Edhe kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini, po ashtu tha se arritja e një marrëveshje finale do të ndikonte pozitivisht në përmirësimin e ambientit ekonomik dhe nxitjen e investimeve.

“ Do të ndikonte në përmirësimin e ambientit ekonomik por edhe në përmirësimin e një imazhi më të mirë për ekonominë e vendit edhe për të jetuar edhe për të investuar”.
Emëruesi i përbashkët i cili do t’i zgjidhte të gjitha problemet ekonomike në Kosovë është stabiliteti  politik, thotë njohës i ekonomisë, Safet Gerxhaliu.

“Në një vend ku nuk ka stabilitet politik nuk mund të ketë investime dhe investitorë të huaj”.
Investimet e huaja  në vitin 2022  kapen shifrën  649.5 milionë euro pra 206 milionë euro më shumë se viti paraprak.

Sipas Bankës Qendrore të Kosovës,  vendet prej nga erdhën këto investime ishin kryesisht vende të Evropës  dhe ato të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Sektor prijës janë aktivitetet e patundshmërive me rreth 68 për qind apo 440 milionë euro. Gjermania është prijëse e investimeve të huaja në Kosovë, thuhet në raportin e BQK-së.

TË NGJASHME

11 komuna të Kosovës ende pa buxhet për vitin fiskal, rrezikohet funksionimi dhe projektet

11 komuna të Kosovës ende pa buxhet për vitin fiskal, rrezikohet funksionimi dhe projektet

2025-10-21
Guvernatori Ismaili në takimet vjetore të FMN-së dhe BB-së

Guvernatori Ismaili në takimet vjetore të FMN-së dhe BB-së

2025-10-14
ATK në takim me partnerët institucionalë dhe përfaqësuesit e bizneseve

ATK në takim me partnerët institucionalë dhe përfaqësuesit e bizneseve

2025-10-09
Qeveria ndan 26 milionë euro për studentë, nga 100 euro për student

Qeveria ndan 26 milionë euro për studentë, nga 100 euro për student

2025-10-07
Next Post
Hoti: Pse duhet bizneset të blejnë qymyr tre herë më të shtrenjtë në Serbi kur Kosova fle mbi të

Hoti: Pse duhet bizneset të blejnë qymyr tre herë më të shtrenjtë në Serbi kur Kosova fle mbi të

Related Post

Ish-diplomati serb:Dialogu u reduktua në ‘pazar’ të pafavorshëm për Serbinë

Ish-diplomati serb:Dialogu u reduktua në ‘pazar’ të pafavorshëm për Serbinë

2023-03-04
Tirana triumfon pas dy vazhdimeve ndaj Penzës

Tirana triumfon pas dy vazhdimeve ndaj Penzës

2023-03-01
Haxhiu reagon pas anulimit të Listës së çmimeve të barnave: Ndaluam zhvatjen milionëshe në dëm të pacientëve

Haxhiu reagon pas anulimit të Listës së çmimeve të barnave: Ndaluam zhvatjen milionëshe në dëm të pacientëve

2024-06-07

KATEGORITË

  • Botë
  • Ekonomi
  • I PAKATEGORIZUAR
  • Kulturë
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Sport

TEDEL

TEDEL është një platformë, kryesisht e bazuar në ueb, që mbledh fakte nga burime të zgjedhura autentike.

  • BALLINA
  • LAJME
  • BOTë
  • SPORT
  • EKONOMI
  • KULTURë
  • LIFESTYLE

LAJMET

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Parashikimi i motit për ditën e sotme

9 ORË MË PARË
KQZ mban sot mbledhjen e radhës për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale

KQZ mban sot mbledhjen e radhës për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale

9 ORË MË PARË
Orav ia dorëzon Kurtit sot Raportin për Vendin 2025 për Kosovën nga Komisioni Evropian

Orav ia dorëzon Kurtit sot Raportin për Vendin 2025 për Kosovën nga Komisioni Evropian

1 DITE MË PARË
Lulzim Peci: Kërcënimi i Kurtit për mosdhënien e buxhetit komunave është ndërhyrje në fushatë dhe tentim-grabitje e taksave

Lulzim Peci: Kërcënimi i Kurtit për mosdhënien e buxhetit komunave është ndërhyrje në fushatë dhe tentim-grabitje e taksave

2 DITË MË PARË
Dy të arrestuar për vrasje në tentativë dhe lëndim trupor në Istog

Dy të arrestuar për vrasje në tentativë dhe lëndim trupor në Istog

2 DITË MË PARË
Mbyllet xhiroja e 11-të në Superligë, kjo është renditja

Mbyllet xhiroja e 11-të në Superligë, kjo është renditja

7 DITË MË PARË
Harry Kane thyen rekordin e Messit dhe Ronaldos

Harry Kane thyen rekordin e Messit dhe Ronaldos

2 JAVË s MË PARË
Drita pret Omonian në ndeshjen e parë në shtëpi – synohet rezultati pozitiv

Drita pret Omonian në ndeshjen e parë në shtëpi – synohet rezultati pozitiv

2 JAVË s MË PARË
Zhegrova pjesë e Juventusit për ndeshjen ndaj Real Madridit

Zhegrova pjesë e Juventusit për ndeshjen ndaj Real Madridit

2 JAVË s MË PARË
Rreth 180 tifozë të Napolit arrestohen në Eindhoven para ndeshjes së Champions League

Rreth 180 tifozë të Napolit arrestohen në Eindhoven para ndeshjes së Champions League

2 JAVË s MË PARË

NA NDIQNI Në:

  • +383 49 000 000
  • info@tedel.co

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Botë
  • Sport
  • Ekonomi
  • Kulturë

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL