E Martë, Korrik 8, 2025
TEDEL
Advertisement
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
TEDEL
No Result
View All Result

Gërvalla shkarkon diplomatin me përvojë 15-vjeçare, dikur ishte kandidat i PDK-së për deputet

2 years MË PARË
in Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Ministria e Donika Gërvallës ka shkarkuar Petrit Hajdarin nga pozita e Zyrtarit të Lartë për Marrëdhënie Shumëpalëshe. 

Hajdari ka thënë se rastin do ta çojë në gjykatë, teksa vendimin e ka parë si politik, duke e implikuar Gërvallën dhe Kurtin.

Njoftimin për shkarkim e ka bërë vetë ish-konsulli i Kosovës në Slloveni, teksa kujtoi edhe kohën kur Gërvalla synonte shkarkimin e tij.

“Duke qenë diplomat i karrierës dhe jo i emëruar politikisht, kjo është një goditje befasuese. Ose, më saktësisht, do të ishte befasuese kudo tjetër përpos në Qeverinë e Donika Gërvallës Schwarz e Albin Kurtit. Këto shkarkime, të paraprira nga fushata të egra njollosjeje, janë metoda të përdorura nga një pushtet, fatkeqësisht mjaft i freskët në mendjen e shqiptarëve: ai i represionit të viteve 90”, deklaroi ai.

“Dje kam marrë vendimin e shkarkimit nga puna si Zyrtar i Lartë për Marrëdhënie Shumëpalëshe në Departamentin për Evropë, BE dhe Rajon të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës. Megjithatë, fati im nuk është më i rëndësishëm sesa fati i vendit. Po të besoja që kjo ishte në të mirë të vendit, unë s’do ta prisja shkarkimin fare sepse do të tërhiqesha, por bash secili detaj në karrierën time prej zyrtari e diplomati të karrierës, e tregon saktësisht të kundërtën”, vijon Hajdari.

Njoftimi i plotë:

REAGIM

ADVERTISEMENT

Kapja në konkretizim e sipër

Kemi qenë vazhdimisht kritikë, ndonjëherë më ashpër se që do të donte opinioni publik, lidhur me tendencat autoritare e kapëse të Qeverisë. Megjithatë, ai vizion i kapjes e stagnimit, po merr jetë dalëngadalë, edhe atë me bekim nga lart.

Dje kam marrë vendimin e shkarkimit nga puna si Zyrtar i Lartë për Marrëdhënie Shumëpalëshe në Departamentn për Evropë, BE dhe Rajon të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës. Megjithatë, fati im nuk është më i rëndësishëm sesa fati i vendit. Po të besoja që kjo ishte në të mirë të vendit, unë s’do ta prisja shkarkimin fare sepse do të tërhiqesha, por bash secili detaj në karrierën time prej zyrtari e diplomati të karrierës, e tregon saktësisht të kundërtën.

Karriera ime 15 vjeçare nuk është aty për t’u përbuzur, por për të shërbyer. Kam pasur nderin e jetës që të shërbej si diplomat me gradën konsull në mandatin themelues të misionit konsullor të Ambasadës së Republikës së Kosovës në Lubjanë të Sllovenisë. Me nota të shkëlqyeshme të performancës, me punë e kontribut të palodhshëm, jam përpjekur t’i shërbej komunitetit dhe vendit e ta bëj punën time ashtuqë të isha aset e jo barrë për vendin tim.

Dhe kjo, përgjatë këtyre 15 vjetëve, ka qenë krejtësisht e vërtetë në sytë e të gjithë atyre që u kam shërbyer. Megjithatë, dje u godita. E hidhur, sepse edhe unë, edhe ata, e dijmë mirë që kjo është goditje politike.

Filloi në Mars të vitit të kaluar, kur emri im qarkulloi në media  si “në listë për shkarkim”. Kësisoji, ata donin të më mbanin nën kontroll përmes shantazhit, frikës e kërcënimit për shkarkim. Kur kjo nuk funksionoi, ngaqë unë e vazhdova detyrën time duke qenë i përpiktë secilën ditë të punës, nxori kokën demoni pushtet dhe më shkarkoi.

Duke qenë diplomat i karrierës dhe jo i emëruar politikisht, kjo është një goditje befasuese. Ose, më saktësisht, do të ishte befasuese kudo tjetër përpos në Qeverinë e Donika Gërvallës Schwarz e Albin Kurtit. Këto shkarkime, të paraprira nga fushata të egra njollosjeje, janë metoda të përdorura nga një pushtet, fatkeqësisht mjaft i freskët në mendjen e shqiptarëve: ai i represionit të viteve 90.

Duke u bartur nga ZKM në MPJD, unë kam qenë në shërbim të vendit, i punësuar në mënyrë krejtësisht të rregullt prandaj shkarkimi im është shkelje flagrante e ligjit.

Këtë do ta vërtetoj, edhe nëse është gjëja e fundit që e bëj, duke ndjekur deri në fund rrugët ligjore. Padrejtësia do të zhbëhet patjetër, por fakti që kemi një pushtet të gatshëm të provojë të bëjë padrejtësi të tilla, është tregues mjaftueshëm shqetësues.

Ne do të takohemi përsëri kur ligji ta thotë fjalën e vet, ndërkaq ju do të takoheni prapë me qytetarin të cilit ia keni grabitur besimin me premtime të rreme për shtetin e së drejtës.

Forca qoftë me vendin tonë, Kosovën! Forca qoftë në anën e drejtësisë!

TË NGJASHME

Pezullimi i tenderit 137 milionësh të KEK-ut, Bajrami thotë se kjo ngrit pyetje serioze: A po tentohet të fshihet diçka

Pezullimi i tenderit 137 milionësh të KEK-ut, Bajrami thotë se kjo ngrit pyetje serioze: A po tentohet të fshihet diçka

2025-07-04
Huqja e radhës e Kurtit në matematikë: I mbledh deputetët e VV-së, LDK-së dhe Nismës, i dalin 80

Huqja e radhës e Kurtit në matematikë: I mbledh deputetët e VV-së, LDK-së dhe Nismës, i dalin 80

2025-07-04
KFOR-i deklarohet lidhur me ndërtimin e dy urave mbi Ibër

KFOR-i deklarohet lidhur me ndërtimin e dy urave mbi Ibër

2025-07-04
Osmani kadetëve të FSK-së: Ju jeni garancia për sigurinë e Kosovës

Osmani kadetëve të FSK-së: Ju jeni garancia për sigurinë e Kosovës

2025-07-04
Next Post
Lajçak nesër në Prishtinë, pasdite i shkon Kurtit në zyrë

Lajçak nesër në Prishtinë, pasdite i shkon Kurtit në zyrë

Related Post

Liderët e BE-së bëjnë thirrje për de-përshkallëzim

Liderët e BE-së bëjnë thirrje për de-përshkallëzim

2023-06-30
U raportua se po e heton prokuroria, deklarohet ministri Liburn Aliu

U raportua se po e heton prokuroria, deklarohet ministri Liburn Aliu

2024-10-21
Bajrami: Sot s’është lajm çfarë thotë Çeku për LDK-në, por shtypja e gazetarëve në RTK dhe akuzat e Kurteshit ndaj mediave

Bajrami: Sot s’është lajm çfarë thotë Çeku për LDK-në, por shtypja e gazetarëve në RTK dhe akuzat e Kurteshit ndaj mediave

2025-03-12

KATEGORITË

  • Botë
  • Ekonomi
  • I PAKATEGORIZUAR
  • Kulturë
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Sport

TEDEL

TEDEL është një platformë, kryesisht e bazuar në ueb, që mbledh fakte nga burime të zgjedhura autentike.

  • BALLINA
  • LAJME
  • BOTë
  • SPORT
  • EKONOMI
  • KULTURë
  • LIFESTYLE

LAJMET

Pezullimi i tenderit 137 milionësh të KEK-ut, Bajrami thotë se kjo ngrit pyetje serioze: A po tentohet të fshihet diçka

Pezullimi i tenderit 137 milionësh të KEK-ut, Bajrami thotë se kjo ngrit pyetje serioze: A po tentohet të fshihet diçka

4 DITË MË PARË
Huqja e radhës e Kurtit në matematikë: I mbledh deputetët e VV-së, LDK-së dhe Nismës, i dalin 80

Huqja e radhës e Kurtit në matematikë: I mbledh deputetët e VV-së, LDK-së dhe Nismës, i dalin 80

4 DITË MË PARË
KFOR-i deklarohet lidhur me ndërtimin e dy urave mbi Ibër

KFOR-i deklarohet lidhur me ndërtimin e dy urave mbi Ibër

4 DITË MË PARË
Osmani kadetëve të FSK-së: Ju jeni garancia për sigurinë e Kosovës

Osmani kadetëve të FSK-së: Ju jeni garancia për sigurinë e Kosovës

4 DITË MË PARË
Rama njofton se ka fituar betejën përballë Qeverisë Kurti në Prokurori: Njëra anë ndërton, tjetra saboton e bllokon

Rama njofton se ka fituar betejën përballë Qeverisë Kurti në Prokurori: Njëra anë ndërton, tjetra saboton e bllokon

5 DITË MË PARË
Real Madrid kalon në çerekfinale të Botërorit të Klubeve

Real Madrid kalon në çerekfinale të Botërorit të Klubeve

7 DITË MË PARË
Real Madridi dhe Juventusi startojnë me më të mirët në dispozicion – formacionet zyrtare

Real Madridi dhe Juventusi startojnë me më të mirët në dispozicion – formacionet zyrtare

7 DITË MË PARË
Platini: Dola i pafajshëm po më vodhën dhjetë vjet

Platini: Dola i pafajshëm po më vodhën dhjetë vjet

2 JAVË s MË PARË
Bayerni fitoi ndaj Bocas dhe siguroi kalimin në fazën e eliminimit direkt

Bayerni fitoi ndaj Bocas dhe siguroi kalimin në fazën e eliminimit direkt

2 JAVË s MË PARË
Messi i sjell fitoren historike Inter Miami, Porte ende pa fitore

Messi i sjell fitoren historike Inter Miami, Porte ende pa fitore

3 JAVË s MË PARË

NA NDIQNI Në:

  • +383 49 000 000
  • info@tedel.co

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Botë
  • Sport
  • Ekonomi
  • Kulturë

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL