Sot, në ora 20 në Katar luhet ndeshja e parë gjysëmfinale mes Argjentinës dhe Kroacisë. Ndeshje e rëndësisë së veqantë për Mesin dhe Modriqin, të cilet e dëshirojnë finalen e këtij botërori. Është e vështirë te parashikohet një rezultat por një gjë është e sigurt se njëri nga këta futbollist do ta prek finalen, ndërkaq tjetri do të luaj për vend të tretë në këtë botëror.
Dy kombëtaret me meritë erdhen në gjysmëfinale por jo pa vështirësi, Argjentina forcën kryesore e ka bazuar te kapiteni Mesi, ndërkaq kombëtarja kroate ka një ekip homogjen me një mbrojtje te fort, ne mesfushë me dirigjentin dhe kapitenin Modriq te cilet pas eliminimit te Brazilit dëshirojnë ta eliminojnë edhe Argjentinën, a do t’ia dalin?
Mesi dhe Argjentina nuk dëshirojnë ta lëshojnë këtë rast dhe do ta japin maksimumin për të fituar dhe te arrijnë në finale. Po besojë dhe shpresojë në një ndeshje te bukur me aksione të mira dhe gola sepse futbollin te bukur dhe tërheqës e bëjnë golat. Nuk do të dëshiroja vazhdime e as penallti. Le te fitojë kombëtarja qe tregon se është ma e mirë, le te fitojë futbolli.