Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë adresimit të tij në mbledhjen e sotme të Qeverisë, duke folur për 8 Marsin – Ditën Ndërkombëtare të Gruas, e ka vlerësuar rolin e grave të cilat kanë folur publikisht për dhunën seksuale që e kanë përjetuar gjatë luftës, si dhe ka vlerësuar kontributin e tyre përgjatë historisë e veçmas në luftën çlirimtare.
Ai ka theksuar se qeverisja e tij do të vazhdojë të kërkojë që të mbijetuarit nga dhuna seksuale të njihen zyrtarisht.
Kurti ka shtuar se qeveria do të jetë e përkushtuar ndaj politikave sociale dhe demokratike për të ndihmuar gratë në Kosovë të luftojnë kundër padrejtësive dhe të arrijnë barazi shoqërore dhe gjinore.