E Merkurë , Korrik 9, 2025
TEDEL
Advertisement
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
TEDEL
No Result
View All Result

A është gati Kosova për Bosnjën? Flasin Qerimi, Jupa e Berisha

2 years MË PARË
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Lojtarët e Kombëtares sonë janë plotësisht gati për ndeshjen me Bosnjë-Hercegovinën, që luhet të mërkurën prej orës 20.15 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.

Atmosfera në Kombëtaren e Kosovës në hendboll është e shkëlqyer.

Lojtarët e Kombëtares sonë janë plotësisht gati për ndeshjen me Bosnjë-Hercegovinën, që luhet të mërkurën prej orës 20.15 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.

ADVERTISEMENT

Ndeshja me Bosnjën vlerësohet vendimtare në kualifikimet për Euro 2024.

Synimi është i qartë – fitorja.

Me fitore, Kombëtarja jonë futet fuqishëm në garë për kualifikim historik në Kampionatin Evropian.

Lojtarët e përzgjedhur nga Bujar Qerimi kanë pasur përgatitje disaditore dhe plotësisht të gatshëm e presin ndeshjen. Shpresohet në përkrahje të madhe nga shikuesit, për të rritur gjasat për sukses.

Bujar Qerimi, tha: “Forma e ekipit është e mirë, por kemi dëshirë dhe kërkojmë që te kemi sa më shumë publikë për të na ndihmuar sepse kjo ndeshje e ka rëndësinë e madhe. Me ndihmën e publikut do të jemi më të fortë dhe motivuar për këtë ndeshje, pasi angazhimi nuk do të mungojë por ndihma nga tribunat është më se e nevojshme.

Ekipi është jashtëzakonisht mirë, lojtarët kanë ardhur me dëshirë të madhe për dy ndeshjet me Bosnjën dhe synimet janë t’i fitojmë ato.

Pra, kjo është e pakontestueshme por ky është sport dhe do të shohim fillimisht se çka do të ndodh të ndeshjen e parë.

E kemi analizuar mirë Bosnjën edhe pse ka bërë ndryshime të mëdha në ekip prej dy ndeshjeve të kaluara, ku ka marrë më shumë lojtarë të kampionatit vendor, por e njohim kampionatin e tyre, ku jemi të informuar dhe e dimë çka na pret.

Duhet ta shfrytëzojmë përparësinë e mungesave të Bosnja, por ne nuk duhet të bazohemi në këtë pasi duhet të luajmë mirë dhe të fitojmë. Pra, pres angazhim maksimal dhe fitore, e cila është e pakontestueshme nga ana jonë”.

Kastriot Jupa, hendbollsit, thotë: “Jemi të kompletuar si ekip dhe entuziazmi është i madh pasi e dimë rëndësinë e kësaj ndeshje.

Po ashtu, e kemi parasysh se Bosnja është nivel i yni dhe kemi gjasa të mëdha për fitore. Besoj që si ekip jemi mjaft të pjekur për të ëndërruar për një evropian për shkak se e kemi nivelin të përballemi me këto skuadra dhe besoj se do te kemi sukses. Bosnjën e kemi analizuar mirë dhe besoj në fitore.

Presim përkrahje të madhe prej publikut, pasi gjithmonë si vendas kemi luajtur mirë. Jemi mobilizuar mirë në të gjitha aspektet dhe sigurisht që të gjithë besojmë në fitore”.

Haris Berisha, portier tha: “Përgatitjet kanë shkuar sipas planit dhe do të përpiqemi të tregojmë një lojë cilësore kundër Bosnjës, lojë të pjekur për shkak se kemi përvojë për t’u rezistuar skuadrave të mëdha.

Pa marrë parasysh mungesat e Bosnjës, ajo ka treguar se është skuadër serioze dhe shumë e fortë. Por me cilësinë që kemi ne si ekip jam i bindur se do t’ia dalim mbanë.

Synimi mbetet vendi i tretë në grup për t’u kualifikuar dhe gjasat i kemi shumë të mira për ta arritur një gjë të tillë”.

TË NGJASHME

Real Madrid kalon në çerekfinale të Botërorit të Klubeve

Real Madrid kalon në çerekfinale të Botërorit të Klubeve

2025-07-01
Real Madridi dhe Juventusi startojnë me më të mirët në dispozicion – formacionet zyrtare

Real Madridi dhe Juventusi startojnë me më të mirët në dispozicion – formacionet zyrtare

2025-07-01
Platini: Dola i pafajshëm po më vodhën dhjetë vjet

Platini: Dola i pafajshëm po më vodhën dhjetë vjet

2025-06-21
Bayerni fitoi ndaj Bocas dhe siguroi kalimin në fazën e eliminimit direkt

Bayerni fitoi ndaj Bocas dhe siguroi kalimin në fazën e eliminimit direkt

2025-06-21
Next Post
Chelsea përmbys Dortmundin dhe kalon në çerekfinale të Ligës së Kampionëve

Chelsea përmbys Dortmundin dhe kalon në çerekfinale të Ligës së Kampionëve

Related Post

Liderët e BE-së bëjnë thirrje për de-përshkallëzim

Liderët e BE-së bëjnë thirrje për de-përshkallëzim

2023-06-30
U raportua se po e heton prokuroria, deklarohet ministri Liburn Aliu

U raportua se po e heton prokuroria, deklarohet ministri Liburn Aliu

2024-10-21
Bajrami: Sot s’është lajm çfarë thotë Çeku për LDK-në, por shtypja e gazetarëve në RTK dhe akuzat e Kurteshit ndaj mediave

Bajrami: Sot s’është lajm çfarë thotë Çeku për LDK-në, por shtypja e gazetarëve në RTK dhe akuzat e Kurteshit ndaj mediave

2025-03-12

KATEGORITË

  • Botë
  • Ekonomi
  • I PAKATEGORIZUAR
  • Kulturë
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Sport

TEDEL

TEDEL është një platformë, kryesisht e bazuar në ueb, që mbledh fakte nga burime të zgjedhura autentike.

  • BALLINA
  • LAJME
  • BOTë
  • SPORT
  • EKONOMI
  • KULTURë
  • LIFESTYLE

LAJMET

Pezullimi i tenderit 137 milionësh të KEK-ut, Bajrami thotë se kjo ngrit pyetje serioze: A po tentohet të fshihet diçka

Pezullimi i tenderit 137 milionësh të KEK-ut, Bajrami thotë se kjo ngrit pyetje serioze: A po tentohet të fshihet diçka

5 DITË MË PARË
Huqja e radhës e Kurtit në matematikë: I mbledh deputetët e VV-së, LDK-së dhe Nismës, i dalin 80

Huqja e radhës e Kurtit në matematikë: I mbledh deputetët e VV-së, LDK-së dhe Nismës, i dalin 80

5 DITË MË PARË
KFOR-i deklarohet lidhur me ndërtimin e dy urave mbi Ibër

KFOR-i deklarohet lidhur me ndërtimin e dy urave mbi Ibër

5 DITË MË PARË
Osmani kadetëve të FSK-së: Ju jeni garancia për sigurinë e Kosovës

Osmani kadetëve të FSK-së: Ju jeni garancia për sigurinë e Kosovës

5 DITË MË PARË
Rama njofton se ka fituar betejën përballë Qeverisë Kurti në Prokurori: Njëra anë ndërton, tjetra saboton e bllokon

Rama njofton se ka fituar betejën përballë Qeverisë Kurti në Prokurori: Njëra anë ndërton, tjetra saboton e bllokon

6 DITË MË PARË
Real Madrid kalon në çerekfinale të Botërorit të Klubeve

Real Madrid kalon në çerekfinale të Botërorit të Klubeve

1 JAVË MË PARË
Real Madridi dhe Juventusi startojnë me më të mirët në dispozicion – formacionet zyrtare

Real Madridi dhe Juventusi startojnë me më të mirët në dispozicion – formacionet zyrtare

1 JAVË MË PARË
Platini: Dola i pafajshëm po më vodhën dhjetë vjet

Platini: Dola i pafajshëm po më vodhën dhjetë vjet

3 JAVË s MË PARË
Bayerni fitoi ndaj Bocas dhe siguroi kalimin në fazën e eliminimit direkt

Bayerni fitoi ndaj Bocas dhe siguroi kalimin në fazën e eliminimit direkt

3 JAVË s MË PARË
Messi i sjell fitoren historike Inter Miami, Porte ende pa fitore

Messi i sjell fitoren historike Inter Miami, Porte ende pa fitore

3 JAVË s MË PARË

NA NDIQNI Në:

  • +383 49 000 000
  • info@tedel.co

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Botë
  • Sport
  • Ekonomi
  • Kulturë

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL