Liverpooli ka mundur me rezultatin e jashtëzakonshëm 7:0 Manchester Utd në ndeshjen e kësaj jave në kampionatin anglez.
Një rezultat i pabesueshëm dhe shumë i rrallë në përballjen mes këtyre dy skuadrave, në një natë rekordesh për të kuqtë.
Skuadra e Klop regjistroi sot fitoren më të thellë në histori në ndeshje zyrtare ndaj Manchester falë këtij suksesi, duke thyer rekordin e mëparshëm që mbante që në shekullin e 19.
Në tetorin e vitit 1895, kur skuadrat ishin në kategorinë e dytë, Liverpooli mundi “djajtë e kuq” me shifrat 7-1.
Ndërkohë, disfata e sotme, barazoi më të thellat në historinë e Manchester Utd në elitën e kampionatit anglez.
Kjo skuadër ishte mundur me të njëjtat shifra edhe ndaj Bllekbërn në vitin 1926, Aston Vilës në vitin 1930 dhe Wllverhampton në vitin 1931.
Një kthim pas në kohë i pabesueshëm për ekipin e drejtuar nga Erik ten Hag, në një natë që do të hyjë në histori.