Agjencia e Statistikave të Kosovës në publikimin e Indeksit të Çmimeve të Importit për tremujorin e katërt 2022, thotë se Indeksi i tërësishëm i çmimeve të importit në Kosovë u ngrit për 1.0% në TM4 2022, krahasuar me TM3 2022.
Ngritje më të mëdha të çmimeve sipas sektorëve ishin te: letra dhe artikujt prej saj (9.4%); druri dhe artikujt prej tij (6.0%); produktet bimore (5.8%); artikujt e gurit, llaçit, produktet e qeramikës dhe të qelqit (4.1%); produktet e industrive kimike (3.4%); shtazët e gjalla dhe produktet e shtazëve (2.7%); mjetet e transportit (2.5%); pajisjet e makinerisë dhe pajisjet elektrike (1.9%); artikujt ushqimorë të përgatitur, pijet dhe duhani (1.3%); lëkura dhe artikujt prej saj (1.3%); tekstili dhe artikujt e tekstilit (1.1%); këpucët (1.0%); dhe instrumentet optike, fotografike, matëse, medicinave, muzikore dhe mekanizmat e orës (0.3%).
ASK thotë se ngritja u neutralizua, kryesisht nga rënia e çmimeve sipas sektorëve te: produktet minerale (-3.5%); plastika, kauçuku dhe artikujt prej tyre (-2.9%); metalet bazë dhe artikujt prej tyre (-1.4%); artikujt e ndryshëm të prodhuar (-0.3%); dhe vajrat ushqyese (-0.1%).
“Çmimet e Importit në Kosovë patën ngritje në një mesatare prej 13.0% në TM4 2022, krahasuar me TM4 2021. Ngritje më të mëdha sipas sektorëve ishin te: produktet minerale (26.5%); produktet bimore (23.7%); vajrat ushqyese (23.0%); artikujt e gurit, llaçit, produktet e qeramikës dhe të qelqit (22.8%); druri dhe artikujt prej tij (16.7%); letra dhe artikujt prej saj (16.3%); plastika, kauçuku dhe artikujt prej tyre (14.9%); shtazët e gjalla dhe prodhimet e shtazëve (14.6%); mjetet e transportit (10.6%); këpucët (10.6%); artikujt ushqimorë të përgatitur, pijet dhe duhani (8.4%); produktet e industrive kimike (7.4%); tekstili dhe artikujt prej tekstilit (7.4%); metalet bazë dhe artikujt prej tyre (6.9%); pajisjet e makinerisë dhe pajisjet elektrike (6.5%); dhe artikujt e ndryshëm të prodhuar (4.5%)”, thuhet në raport.
Sipas ASK-së, ngritja u neutralizua, kryesisht nga rënia e çmimeve sipas sektorëve te: lëkura dhe artikujt prej saj (-10.8%); dhe instrumentet optike, fotografike, matëse, madicinale, muzikore dhe mekanizmat e orës (-0.1%).