Kryetrajneri i Dritës, Arsim Thaqi, ka folur në një konferencë për media në prag të ndeshjes kundër Llapit.
Drita dhe Llapi do të ballafaqohen të shtunën (nesër) në orën 13:00 në stadiumin me bar sintetik në Gjilan, në kuadër të javës së 23-të kampionale.
Thaqi ndër të tjera konfirmoi mungesën e madhe për skuadrën e tij, ndërsa u shpreh se shpreson që me fitore të vazhdojnë garën për titull.
“Kam pas një javë të plotë të punojë me lojtarët. Nuk ka qenë pas humbjes dëshpëruese për ekipin megjithatë janë lojtarë profesionistë. Kanë punuar gjatë javës. Përveç Kastriot Selmanit i cili është i suspenduar, pjesa tjetër e lojtarëve janë gati. Shpresojmë në fitore që të vazhdojmë rrugën drejt titullit”, tha Thaqi në konferencë për media.
Shefi i shtabit teknik te gjilanasit përmendi tri ndeshje, të cilat sipas tij do të jenë vendimtare për rrugëtimin drejt titullit të katërt në histori të klubit.
“Në sezonin pranveror nuk ka favorit. Të gjitha ekipet marrin masat. Andaj stinori pranveror është më i vështirë. Kemi ende shumë kohë deri në përfundim. Humbja e fundit nuk është pritur, mirëpo futbolli është ky. Në tri ndeshjet e radhës kundër Llapit, Gjilanit dhe Ballkanit, nëse gjërat shkojnë mirë Drita është në rrugën e duhur”, deklaroi ai.