Superliga e Kosovës në futboll, rikthehet sot pasdite me tri ndeshjet e para të javës së 23-të.
Sfida kryesore do të luhet në Gjilani, ku përballen Drita dhe Llapi, në një sfidë ku pikët për të dy skuadrat janë tejet të rëndësishme.
Dukagjini-Gjilani, është një tjetër ndeshje e rëndësishme që luhet sot në Klinë.
Ndërkaq, në duelin tjetër të ditës së sotëm ballafaqohen Drenica dhe Ferizaj, skuadra këto që më të gjitha forcat po ‘luftojnë’ t’i ikin zonës së rrezikshme.
Superliga /Java e 23-të
Sot takohen:
Drita-Llapi
Dukagjini-Gjilani
Drenica-Ferizaj
Ndeshjet fillojnë në orën 13:00.