E Enjte, Maj 22, 2025
TEDEL
Advertisement
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
TEDEL
No Result
View All Result

Kurti pret organizata dhe kompani amerikane: Ia vlen të investohet në Kosovë

2 years MË PARË
in Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli dhe shefin e Stafit të Kryeministrit, Luan Dalipi kanë mirëpritur sot në ndërtesën e Qeverisë një delegacion të përfaqësuesve të Departamentit të Shtetit Amerikan, Korporatës Financiare për Zhvillim Ndërkombëtar (DFC), Korporatës së Sfidës së Mijëvjeçarit (MCC), Bankës Amerikane për Eksport-Import, Shoqatës së Biznesit Amerikë – Evropë Qendrore, si dhe përfaqësues të gjashtë kompanive të mëdha amerikane të sektorit të energjisë, General Electric, Honeywell, Emerson Electric, Siemens Energy, Advent Technologies, dhe Wethington International. 

Siç bën të ditur Zyra e Kryeministrit për Media, ky delegacion është udhëhequr nga ambasadori i ShBA-ve në Kosovë, Jeffrey Hovenier.
 

“Duke u uruar mirëseardhje në Kosovë, kryeministri Kurti vuri theksin te rëndësia dhe veçantia e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve dhe popujve tanë. I njoftoi për progresin ekonomik dhe demokratik në vend gjatë dy viteve të fundit, përkundër vështirësive të shkaktuara nga pandemia COVID-19, kriza energjetike dhe ajo e inflacionit si pasojë e luftës në Ukrainë. Si histori e dyfishtë e suksesit, e intervenimit të suksesshëm ndërkombëtar në pranverën e vitit 1999 dhe e bashkëdyzimit të demokracisë cilësore dhe zhvillimit ekonomik, Kosova është një histori në të cilën ia vlen të investohet”, thuhet në njoftim.
 
Në anën tjetër, sipas ZKM, përfaqësuesja Speciale për Partneritete Botërore në Departamentin e Shtetit Amerikan, Dorothy McAuliffe ka thënë se vizita e këtij delegacioni ishte në frymën e partneritetit, partneritet ky që është i fortë ndërmjet ShBA-ve dhe Kosovës dhe me prioritet për ShBA-të.

ADVERTISEMENT

“Kompanitë amerikane Honeywell, GE Power, Siemens Energy, Advent Technologies, Emerson Automation Solutions, si dhe Wethington International kanë shprehur interesin e tyre për të investuar në Kosovë dhe për të kontribuar në planet e Kosovës për zhvillim të sektorit të energjisë. Përfaqësuesit e këtyre kompanive prezantuan punën e tyre dhe teknologjitë të cilat ofrojnë, të cilat janë në linjë me Strategjinë e Energjisë, si dhe projektet kryesore të Qeverisë për këtë sektor. Paraprakisht, delegacioni amerikan kishin zhvilluar një takim me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli e cila u kishte prezantuar atyre projektet që Qeveria është duke i zhvilluar, dhe mundësitë për investim në sektor të energjisë dhe sektorë të tjerë në Kosovë”, thuhet në fund. 

TË NGJASHME

OVL UÇK shpreh indinjatë ndaj vendimit të Speciales për refuzimin e lirimit të përkohshëm të ish-krerëve të UÇK-së

OVL UÇK shpreh indinjatë ndaj vendimit të Speciales për refuzimin e lirimit të përkohshëm të ish-krerëve të UÇK-së

2025-05-21
Haradinaj: Njohja nga Izraeli, konfirmim i raporteve tona të shkëlqyera

Haradinaj: Njohja nga Izraeli, konfirmim i raporteve tona të shkëlqyera

2025-05-21
Presidentja Osmani falënderon homologen zvicerane për pritjen gjatë vizitës shtetërore në Zvicër

Presidentja Osmani falënderon homologen zvicerane për pritjen gjatë vizitës shtetërore në Zvicër

2025-05-21
72 deputetë të rinj në Kuvendin e Shqipërisë

72 deputetë të rinj në Kuvendin e Shqipërisë

2025-05-20
Next Post
Gazetari serb me parashikim për takimin Kurti-Vuçiq: Ky do të dalë i pari për të thënë s’ka marrëveshje

Gazetari serb me parashikim për takimin Kurti-Vuçiq: Ky do të dalë i pari për të thënë s’ka marrëveshje

Related Post

Rrëzohet një helikopter amerikan me 20 marinsa në bord

Rrëzohet një helikopter amerikan me 20 marinsa në bord

2023-08-27
Haziri kujton Sali Çekun, sjellë foton e rrallë me Presidentin Rugova

Haziri kujton Sali Çekun, sjellë foton e rrallë me Presidentin Rugova

2024-04-19
LDK-ja thëret për nesër konferencë për media

LDK-ja thëret për nesër konferencë për media

2023-08-03

KATEGORITË

  • Botë
  • Ekonomi
  • I PAKATEGORIZUAR
  • Kulturë
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Sport

TEDEL

TEDEL është një platformë, kryesisht e bazuar në ueb, që mbledh fakte nga burime të zgjedhura autentike.

  • BALLINA
  • LAJME
  • BOTë
  • SPORT
  • EKONOMI
  • KULTURë
  • LIFESTYLE

LAJMET

OVL UÇK shpreh indinjatë ndaj vendimit të Speciales për refuzimin e lirimit të përkohshëm të ish-krerëve të UÇK-së

OVL UÇK shpreh indinjatë ndaj vendimit të Speciales për refuzimin e lirimit të përkohshëm të ish-krerëve të UÇK-së

16 ORË MË PARË
Haradinaj: Njohja nga Izraeli, konfirmim i raporteve tona të shkëlqyera

Haradinaj: Njohja nga Izraeli, konfirmim i raporteve tona të shkëlqyera

16 ORË MË PARË
Presidentja Osmani falënderon homologen zvicerane për pritjen gjatë vizitës shtetërore në Zvicër

Presidentja Osmani falënderon homologen zvicerane për pritjen gjatë vizitës shtetërore në Zvicër

16 ORË MË PARË
72 deputetë të rinj në Kuvendin e Shqipërisë

72 deputetë të rinj në Kuvendin e Shqipërisë

2 DITË MË PARË
Ngrihet aktakuzë për shtatë zyrtarë komunal në Prizren

Ngrihet aktakuzë për shtatë zyrtarë komunal në Prizren

2 DITË MË PARË
Tottenham Hotspur – Manchester United, formacionet zyrtare të finales së Ligës së Evropës

Tottenham Hotspur – Manchester United, formacionet zyrtare të finales së Ligës së Evropës

15 ORË MË PARË
AGK dënon sulmet dhe kërcënimet ndaj gazetarëve Agon Fehmiu dhe Ulpiana Emra

AGK dënon sulmet dhe kërcënimet ndaj gazetarëve Agon Fehmiu dhe Ulpiana Emra

16 ORË MË PARË
Nënshkruhet kontrata për rinovimin e stadiumit të Gjilanit

Nënshkruhet kontrata për rinovimin e stadiumit të Gjilanit

2 DITË MË PARË
KFF Dukagjini e fiton Kupën e Kosovës ndaj Mitrovicës

KFF Dukagjini e fiton Kupën e Kosovës ndaj Mitrovicës

3 DITË MË PARË
Rahoveci mposht Kastriotin në finalen e parë

Rahoveci mposht Kastriotin në finalen e parë

4 DITË MË PARË

NA NDIQNI Në:

  • +383 49 000 000
  • info@tedel.co

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Botë
  • Sport
  • Ekonomi
  • Kulturë

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL