Policia e Kosovës ka njoftuar se në Burgun e Dubravës kanë ndodhur dy rrahje brenda dy ditësh.
Sipas njoftimit të sotëm të Policisë, njëra rrahje ka ndodhur të mërkurën në mes dy të burgosurve.
“Në burgun e Dubravës ka ndodh një rrahje në mes të dy të burgosurve, si pasojë njëri nga ta ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raportin policor.
Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori.
Ndërkaq rrahja tjetër ka ndodhur të enjten, ku njëri prej të burgosurve është rrahur nga dy të burgosur të tjerë.
Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, teksa është njoftuar prokurori.
“Raportohet se dy të dyshuar meshkuj kosovarë të cilët janë në vuajtje të dënimit e kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar, i cili po ashtu është në vuajtje të dënimit në Qendrën Korrektuese në Dubravë”, thuhet në njoftim.