E Merkurë , Nëntor 5, 2025
TEDEL
Advertisement
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
TEDEL
No Result
View All Result

Ulje apo rritje pagash? Reagime të shumta pas ekzekutimit të rrogave me ligjin e ri

3 years MË PARË
in Ekonomi
Share on FacebookShare on Twitter

Dikush u ankua e dikush u shfaq i kënaqur. Ata që marrin paga nga shteti, kanë pasur reagime të ndryshme lidhur me pagat, të cilat janë ekzekutuar dje për herën e parë me Ligjin e ri të pagave që u miratua kohë më parë.

Reagime të ndryshme ka pasur nga ana e policëve nëpër rrjete sociale, të cilët janë ankuar lidhur me kompensimin e shtesave dhe benefiteve të tjera me ligjin e ri, raporton Nacionale.

Një zyrtar policor me inicialet G. N. ka shkruar në Facebook se “kjo është rroga më e vogël deri tash që e kam marrë prejse punoj në Polici qe tre vjet”, derisa shprehte zemërimin e tij.

Kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri, u shpreh se po ashtu kishte marrë shqetësime nga kolegët me të cilët kishte folur dhe se problemi ishte te shtesa e rrezikshmërisë që sipas tij ishte hequr.

“Janë edhe disa kolegë që po më shkruajnë, e që po më thonë se rrezikshmëria është hequr. Pakënaqësia është definitivisht shumë e madhe, dhe për këtë gjë kemi shprehur pakënaqësinë tonë edhe më herët,” – i tha Nacionales ai.

ADVERTISEMENT

Zeqiri u shpreh se Qeveria e Kosovës duhej të jepte shpjegime se çka kishte ndodhur me shtesën e rrezikshmërisë.

Policia e Kosovës është vetëm një nga dhjetëra sindikatat dhe institucionet që i janë drejtuar me ankesë Avokatit të Popullit, që Ligjin e ri të Pagave ta dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese.

Pak më të kënaqur me pagat e reja janë parë mësimdhënësit. Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, deklaroi dje se ka rritje për rreth 100 euro.

“Tek një pjesë e mësimdhënësve është lexuar gabim mesazhi ynë i parë. Ne kemi thënë se nuk kemi pritur vlerën e koeficientit 105 e kemi pritur që së paku qeveria të vendosë për një koeficient 120. Mirëpo edhe me vlerën 105 kemi hetuar një ngritje page mesatarisht 100 euro te punëtorët e arsimit, megjithatë ka lëvizje të pagave. Jemi në pritje që qeveria ta mbajë së paku fjalën se e ka dhënë që për vitin e ardhshëm koeficienti të shkojë për 110 euro apo mbase do të krijohen kushte të një dialogu të mirëfilltë dhe do të insistojmë që ky koeficient të jetë 120”, deklaroi Jasharaj për Kosovapress.

Megjithatë, sindikalisti Ali Sefaj pati kritika se ka keqinformim nga institucionet edhe lidhur me pagat e mësimdhënësve.

“Rritja në arsim është rreth 80 euro, ndërsa nga Ministria e Financave mashtronin qe rritja është 150, 167 dhe 175 euro. Njëjtë i kanë mashtruar të gjitha sektoret, perjashto oborrtaret qeveritar: ministra, zv ministra, deputet, kryetar komunash, keshilltar, drejtor në komuna dhe asamblistë. Mbasi na e keni sjellë njohjen nga Serbia edhe rrenat po ua bejmë hallall!”, ka shkruar Sefaj.

Gjatë ditës së djeshme ka pasur shumë reagime nga punonjës të sektorit publik e përfaqësues të partive politike.

Reagimet

Një reagim i ashpër erdhi edhe nga shefi i GP të AAK-së, Besnik Tahiri i cili është shprehur se pagat janë dalë pa llogaritur shtesat, disave përvoja, rrezikshmëria e të tjerëve kompensimet.

“Në vend të pagave, punëtorët e sektorit publik pranuan transfere kuturu. Disave nuk u janë llogaritur shtesat, të tjerëve përvoja, rrezikshmëria, të tjerëve kompensimet tjera, e kështu me radhë. Prapa kësaj qëndron agjenda politike e kësaj qeverie, pranoni pagat ose lëreni punën”, ka shkruar Tahiri.

Tutje ai u shpreh se sot shumica dërrmuese e profesionistëve në administratën publike, mbi 80 mijë u fyen, u tallën dhe u mashtruan.

E lidhur me shtesat, MPB ka njoftuar se shtesat për muajin shkurt do të paguhen në mënyrë retroaktive në pagën e muajit mars, meqë siç thonë po vazhdon procesi i mbledhjes së të dhënave dhe finalizimit të listave nga ana e Komisioneve.

“Pra, me përfundimin e mbledhjes së të dhënave nga ana e komisioneve dhe finalizimit të listave me zyrtarët që do të përfitojnë këto shtesa, të njëjtët do të marrin bashkë me pagën dhe shtesën e muajit mars edhe shtesën përkatëse për muajin shkurt. Ftojmë të gjitha institucionet që të dërgojnë të dhënat e kërkuara nga komisionet përkatëse pa vonesë, në mënyrë që procesi të përmbyllet sa më pare”, thuhet në komunikatë.

Kritika ka pasur edhe Nol Nushi nga PSD-ja. “Ekzekutimi i pagave ne sektorin publik po del të jetë masakër financiare. Mashtrimi eshtë i frikshëm”, ka shkruar ai.

Edhe pse pagat janë ekzekutuar me Ligjin e ri, tashmë Avokati i Popullit është duke trajtuar të gjitha ankesat nga institucionet e organizatat, dhe pritet të ketë vendim nëse do ta dërgojnë këtë Ligj për trajtim në Gjykatën Kushtetuese.

TË NGJASHME

11 komuna të Kosovës ende pa buxhet për vitin fiskal, rrezikohet funksionimi dhe projektet

11 komuna të Kosovës ende pa buxhet për vitin fiskal, rrezikohet funksionimi dhe projektet

2025-10-21
Guvernatori Ismaili në takimet vjetore të FMN-së dhe BB-së

Guvernatori Ismaili në takimet vjetore të FMN-së dhe BB-së

2025-10-14
ATK në takim me partnerët institucionalë dhe përfaqësuesit e bizneseve

ATK në takim me partnerët institucionalë dhe përfaqësuesit e bizneseve

2025-10-09
Qeveria ndan 26 milionë euro për studentë, nga 100 euro për student

Qeveria ndan 26 milionë euro për studentë, nga 100 euro për student

2025-10-07
Next Post
Qeveria s’tërhiqet: Veteranët nuk përfshihen në rritjen e pagës minimale

Qeveria s’tërhiqet: Veteranët nuk përfshihen në rritjen e pagës minimale

Related Post

Ish-diplomati serb:Dialogu u reduktua në ‘pazar’ të pafavorshëm për Serbinë

Ish-diplomati serb:Dialogu u reduktua në ‘pazar’ të pafavorshëm për Serbinë

2023-03-04
Tirana triumfon pas dy vazhdimeve ndaj Penzës

Tirana triumfon pas dy vazhdimeve ndaj Penzës

2023-03-01
Haxhiu reagon pas anulimit të Listës së çmimeve të barnave: Ndaluam zhvatjen milionëshe në dëm të pacientëve

Haxhiu reagon pas anulimit të Listës së çmimeve të barnave: Ndaluam zhvatjen milionëshe në dëm të pacientëve

2024-06-07

KATEGORITË

  • Botë
  • Ekonomi
  • I PAKATEGORIZUAR
  • Kulturë
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Sport

TEDEL

TEDEL është një platformë, kryesisht e bazuar në ueb, që mbledh fakte nga burime të zgjedhura autentike.

  • BALLINA
  • LAJME
  • BOTë
  • SPORT
  • EKONOMI
  • KULTURë
  • LIFESTYLE

LAJMET

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Parashikimi i motit për ditën e sotme

9 ORË MË PARË
KQZ mban sot mbledhjen e radhës për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale

KQZ mban sot mbledhjen e radhës për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale

9 ORË MË PARË
Orav ia dorëzon Kurtit sot Raportin për Vendin 2025 për Kosovën nga Komisioni Evropian

Orav ia dorëzon Kurtit sot Raportin për Vendin 2025 për Kosovën nga Komisioni Evropian

1 DITE MË PARË
Lulzim Peci: Kërcënimi i Kurtit për mosdhënien e buxhetit komunave është ndërhyrje në fushatë dhe tentim-grabitje e taksave

Lulzim Peci: Kërcënimi i Kurtit për mosdhënien e buxhetit komunave është ndërhyrje në fushatë dhe tentim-grabitje e taksave

2 DITË MË PARË
Dy të arrestuar për vrasje në tentativë dhe lëndim trupor në Istog

Dy të arrestuar për vrasje në tentativë dhe lëndim trupor në Istog

2 DITË MË PARË
Mbyllet xhiroja e 11-të në Superligë, kjo është renditja

Mbyllet xhiroja e 11-të në Superligë, kjo është renditja

7 DITË MË PARË
Harry Kane thyen rekordin e Messit dhe Ronaldos

Harry Kane thyen rekordin e Messit dhe Ronaldos

2 JAVË s MË PARË
Drita pret Omonian në ndeshjen e parë në shtëpi – synohet rezultati pozitiv

Drita pret Omonian në ndeshjen e parë në shtëpi – synohet rezultati pozitiv

2 JAVË s MË PARË
Zhegrova pjesë e Juventusit për ndeshjen ndaj Real Madridit

Zhegrova pjesë e Juventusit për ndeshjen ndaj Real Madridit

2 JAVË s MË PARË
Rreth 180 tifozë të Napolit arrestohen në Eindhoven para ndeshjes së Champions League

Rreth 180 tifozë të Napolit arrestohen në Eindhoven para ndeshjes së Champions League

2 JAVË s MË PARË

NA NDIQNI Në:

  • +383 49 000 000
  • info@tedel.co

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Botë
  • Sport
  • Ekonomi
  • Kulturë

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL