E Merkurë , Shtator 10, 2025
TEDEL
Advertisement
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
TEDEL
No Result
View All Result

“Thaçi dhe të tjerët”, publikohen emrat e disa viktimave që pretendohet se u vranë

3 years MË PARË
in Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Më 27 shkurt 2023, Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) e ka dorëzuar një version publik më pak të redaktuar të aktakuzës së ndryshuar në çështjen ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, ku bëhen të ditur emrat e disa nga viktimave që pretendohen se janë vrarë dhe disa të tjerëve që pretendohen se janë zhdukur me forcë.

Në komunën e Drenasit, si viktima të vrasjes përmenden: Emin Emini, Ibush Hamza, Hyzri Hajrizi, Shaban Hoti, Safet Hysenaj, Bashkim Rashiti, Lutfi Xhemshiti, Shyqyri Zymeri dhe Hasan Hoxha. Tutje, përmendet edhe Ajet Gashi, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Në komunën e Lipjanit, si viktima të vrasjes përmenden: Bojan Cvetkoviq, Zarko Filipoviq, Dragoljub Tanaskoviq, Zivota Todoroviq, Dragan Vuçetiviq.

ADVERTISEMENT

Kurse, në komunën e Podujevës si viktimë përmendet Osman Sinani, derisa në komunën e Rahovecit përmendet Cvetko Pleviq, e po ashtu edhe Hysen Krasniqi. Në Suharekë, si viktima përmenden Latife Kololli dhe Rrushe Kololli.

“Betimi për Drejtësi” sjell më poshtë edhe emrat e tjerë të viktimave të vrasjeve të pretenduara që janë bërë publikë:

Si viktima të zhdukjes me forcë në Ferizaj përmenden: Rrahim Elezi, Riza Kiki, Faik Reci dhe Nezir Topojani. Kurse, në Suharekë, përmenden Latife Kololli dhe Rrushe Kololli. Ndërsa, në Gjakovë përmendet Pal Krasniqi.

Ndryshe, Zyra e Prokurorit të Specializuar, më 30 shtator 2022 ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila përbëhet nga dhjetë pika me akuza, ku këta të fundit ngarkohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit.  

Më 29 prill 2022, Zyra e Prokurorit  të Specializuar kishte dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, ku pretendohet se katër të akuzuarit kanë kryer krime lufte edhe në Gjilan, Budakovë e Semetishtë.

Më 9 nëntor të vitit 2020, në paraqitjet e tyre të para, Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë. Njëjtë është deklaruar edhe Veseli në paraqitjen e tij më 10 nëntor, sikurse edhe Rexhep Selimi më 11 nëntor.

Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020. /BetimipërDrejtësi

TË NGJASHME

Peci: Duke e vënë në pikëpyetje karakterin multietnik të Kosovës, VV po i kontribuon ndarjes

Peci: Duke e vënë në pikëpyetje karakterin multietnik të Kosovës, VV po i kontribuon ndarjes

2025-09-10
Rama me marrëveshje që synon zvogëlimin e kolonave: Parko veturën në Prishtina Mall, merr biletë falas për autobusë urbanë

Rama me marrëveshje që synon zvogëlimin e kolonave: Parko veturën në Prishtina Mall, merr biletë falas për autobusë urbanë

2025-09-10
Deputeti shqiptar në Zvicër: Osmani ka përfunduar keq, të bëhet thirrje për shkarkimin e saj

Deputeti shqiptar në Zvicër: Osmani ka përfunduar keq, të bëhet thirrje për shkarkimin e saj

2025-09-10
IKD: Ministrat e Qeverisë Kurti II, kundërligjshëm ushtruan dy pozita

IKD: Ministrat e Qeverisë Kurti II, kundërligjshëm ushtruan dy pozita

2025-09-10
Next Post
Ulje apo rritje pagash? Reagime të shumta pas ekzekutimit të rrogave me ligjin e ri

Ulje apo rritje pagash? Reagime të shumta pas ekzekutimit të rrogave me ligjin e ri

Related Post

Rozeta Hajdari, opozitës: Sa herë po na sulmoni, po na rrisni besimin publik

Rozeta Hajdari, opozitës: Sa herë po na sulmoni, po na rrisni besimin publik

2023-05-25
Super finalja e pestë

Super finalja e pestë

2025-05-16
Ballkani po përgatitet maksimalisht për duelin e nesërm në kualifikueset e Champions League

Ballkani po përgatitet maksimalisht për duelin e nesërm në kualifikueset e Champions League

2024-07-08

KATEGORITË

  • Botë
  • Ekonomi
  • I PAKATEGORIZUAR
  • Kulturë
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Sport

TEDEL

TEDEL është një platformë, kryesisht e bazuar në ueb, që mbledh fakte nga burime të zgjedhura autentike.

  • BALLINA
  • LAJME
  • BOTë
  • SPORT
  • EKONOMI
  • KULTURë
  • LIFESTYLE

LAJMET

Peci: Duke e vënë në pikëpyetje karakterin multietnik të Kosovës, VV po i kontribuon ndarjes

Peci: Duke e vënë në pikëpyetje karakterin multietnik të Kosovës, VV po i kontribuon ndarjes

2 ORË MË PARË
Rama me marrëveshje që synon zvogëlimin e kolonave: Parko veturën në Prishtina Mall, merr biletë falas për autobusë urbanë

Rama me marrëveshje që synon zvogëlimin e kolonave: Parko veturën në Prishtina Mall, merr biletë falas për autobusë urbanë

2 ORË MË PARË
Deputeti shqiptar në Zvicër: Osmani ka përfunduar keq, të bëhet thirrje për shkarkimin e saj

Deputeti shqiptar në Zvicër: Osmani ka përfunduar keq, të bëhet thirrje për shkarkimin e saj

3 ORË MË PARË
IKD: Ministrat e Qeverisë Kurti II, kundërligjshëm ushtruan dy pozita

IKD: Ministrat e Qeverisë Kurti II, kundërligjshëm ushtruan dy pozita

8 ORË MË PARË
Moti sot në Kosovë me diell dhe vranësira

Moti sot në Kosovë me diell dhe vranësira

8 ORË MË PARË
Sylvinho: Ishte një ndeshje e vështirë, morëm tri pikë të rëndësishme

Sylvinho: Ishte një ndeshje e vështirë, morëm tri pikë të rëndësishme

7 ORË MË PARË
Shqipëria e rrëmben vendin e dytë, duhet të fitojë në Serbi për ta kapur “play-off”-in

Shqipëria e rrëmben vendin e dytë, duhet të fitojë në Serbi për ta kapur “play-off”-in

8 ORË MË PARË
Mediumi suedez: Kemi humbur dinjitetin

Mediumi suedez: Kemi humbur dinjitetin

1 DITE MË PARË
Kosova shfaq fytyrën e vërtetë, mposht Suedinë dhe merr pikët e para në kualifikime

Kosova shfaq fytyrën e vërtetë, mposht Suedinë dhe merr pikët e para në kualifikime

1 DITE MË PARË
Sonte Kosova përballet me Suedinë

Sonte Kosova përballet me Suedinë

2 DITË MË PARË

NA NDIQNI Në:

  • +383 49 000 000
  • info@tedel.co

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Botë
  • Sport
  • Ekonomi
  • Kulturë

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL