Mbi vendin tonë sot do të mbajë mot kryesisht i vranët, jostabil dhe me riga shiu. Në viset malore mund të bie shi me borë.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale sot do të lëvizin ndërmjet 4 deri 6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8 deri në 11 gradë Celsius.
Gjatë pesë ditëve, sipas parashikimit, mund të ketë reshje bore edhe në vise të ulëta, por kryesisht gjatë orëve të vona të natës, kur temperaturat zbresin rreth zeros.
Pritet të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-11 m/s, ndërsa në pjesën veriore të Dukagjinit, konkretisht në Istog me rrethinë, shpejtësia e erës parashihet të jetë mbi 15m/sm thuhet në njoftimin e IHMK-së.