Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk është shprehur i gatshëm ta pranojë themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Ai ka njoftuar se më 18 mars është takimi i radhës në Maqedoninë e Veriut.
Presidenti serb tha se ka ngecje në diskutimet për implementim, dhe do të ketë takime me Miroslav Lajçak për të folur për planin implementues.“Një takim i vështirë, më vjen keq që nuk kuptoj shqip por në Bruksel Kurti nuk ka qenë i gatshëm të pranojë themelimin e Asociacionit”, tha ai.
Sipas tij, plani implementues është në punë e sipër, ende nuk ka marrëveshje për të.
“Një takim i vështirë, më vjen keq që nuk kuptoj shqip por në Bruksel Kurti nuk ka qenë i gatshëm të pranojë themelimin e Asociacionit”, tha ai.