Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialog, Edita Tahiri, ka publikuar një fjali të shkurtër në rrjete sociale në prag të takimit të nesërm Kurti-Vuçiq.
Tahiri ka shkruar se interesat kombëtare nuk mbrohen, nëse s’ka marrëveshje për njohje reciproke.
“Nuk mbrohen interesat kombëtare nëse pranohet njē marrëveshje që nuk ka njohje reciproke me Serbinë!”, ka shkruar Tahiri.
Në takimin e nesërm ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit serb, temë kryesore pritet të jetë plani franko-gjerman.
Për këtë plan, Kurti ka thënë se është bazë e mirë për të ecur përpara.