Distria Krasniqi është shpallur sportistja më e mirë e vitit nga Komiteti Olimpik i Kosovës, ndërsa Shpëtim Bajoku sportisti më i mirë.
KOK ka shpallur të shtunën Laueratët e Vitit 2022.
Xhudistja Krasniqi u është shpallur “Sportistja e Vitit” për herë të tretë radhazi.
MË POSHTË LISTA E LAUERATËVE:
Sportistja më e mirë e vitit 2022: Distria Krasniqi-xhudo;
Sportisti më i mirë i vitit 2022: Shpëtim Bajoku-boks;
Driton Kuka “Trajneri i Vitit”;
Donjeta Sadiku “Çmimi Special 2022”, konkurrenca e femrave;
Vedat Muriqi fitoi “Çmimi Special”, në konkurrencën e meshkujve;
Kombëtarja e Kosovës në futbollm çmimi Kombëtarja e Vitit 2022, në konkurrencën e meshkujve;
Kombëtarja e hendbollit më e mira në konkurrencën e femrave për vitin 2022;
Dardan Cena “Shpresa Olimpike 2022”, konkurrenca e meshkujve;
Kiana Kryeziu “Shpresa Olimpike 2022”, në konkurrencën e femrave.