Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi ka thënë se personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Pejës, e më pas në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), për trajtim të mëtutjeshëm.
“Rreth orës 05:40 të mëngjesit policia është njoftuar për një aksident në mes të trenit dhe një veture. Një person ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në Spital të Pejës. I njëjti është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshme, kurse në vendin e ngjarjes kanë dal të gjitha njësitet policore”, ka thënë Gashi. /
Një person ka marrë lëndime trupore si pasojë e një aksidenti të ndodhur sot rreth orës 05:40 në mes të trenit dhe një veture në fshatin Zahaq të Pejës.