E Shtunë, Nëntor 8, 2025
TEDEL
Advertisement
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
TEDEL
No Result
View All Result

Për më pak se 2 muaj, 36 mjekë u larguan nga sektori publik shëndetësor

3 years MË PARË
in Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

As rritja e pagave si duket nuk po e ndalë eksodin e mjekëve nga sektori publik drejt atij privat apo spitaleve jashtë Kosovës. Vetëm në më pak se 2 muaj nga Shërbimi Klinik Spitalor Universitar i Kosovës janë larguar 36 specialistë.

Kështu ka bërë të ditur kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, i cili ka theksuar se këto shifra alarmojnë për një mundësi të madhe të largimit të mjekëve nga institucionet shëndetësore publike.

“Këto dy muaj ditë kemi 36 kolegë tanë që vetëm se kanë marrë dokumentacionin dhe janë në fazën finale apo vetëm se kanë ecur dhe ky numër është indikacion që këtë vit do të kemi më shumë se vitin e kaluar që kanë qenë 210. Është dekurajues por të shikojmë se në Ministrinë e Shëndetësisë ka një dinamizim të punëve të aktiviteteve të shikojmë se sa mund të ndikohet”, është shprehur Sejdiu.

Ndonëse tashmë pritet që pagat e muajit shkurt të dalin me rritje, sipas Ligjit të ri të Pagave, kjo sipas Sejdiut, nuk pritet të ndikojë që mjekët të mos e lënë publiken për privaten.

Sipas tij, krahas pagës një komponent e rëndësishme e këtyre profesionistëve shëndetësorë që po vazhdojnë ta ushtrojnë profesionin e tyre në spitale private, është edhe mungesa e presionit dhe kushtet e punës.

“80% prej tyre nuk kanë qenë të kënaqur  me shumën e koeficientit dhe ne e kemi publikuar këtë. Pse kjo sipas të gjitha gjasave është pritur një shumë më e madhe për koeficentë dhe në këtë drejtim  është zhgënjimi. Se sa do të ndikojë nuk jam shumë i sigurt, mund të ndikojë tek specializantët apo mjekët e rinj nëse përmbushet edhe kushti i punësimit se ka shumë të papunë janë diku 360 të papunë. Kurse, tek mjekët, të cilët janë me mendim apo mëdyshje në sektorin privat nuk do të ndikojë shumë. Të shikojnë se sa do të jetë ai ndikim, por nuk besoj se do të ndikojë shumë për shkak se paga është vetëm një komponent dhe komponenta kryesore, të cilët janë duke lëshuar mjekët tanë janë presioni në punë, kushtet e punës këto janë ato kryesore, qetësia në punë është më e mirë në sektorin privat krahas pagesës”, ka theksuar Sejdiu.

Lidhur me paralajmërimet e Ministrisë së Shëndetësisë se së shpejti do të hapë konkurs për specializantë, Sejdiu shpreson që të bëhet një planifikim i mirëfilltë.

Për udhëzimin administrativ për shkollim specialistik, kryetari i OIK ka konsideruar se është më i mirë se ai i kaluari, pasi është më preciz.  

“Shpresojmë që ministrja e Shëndetësisë do të bëjë një planifikim të mirëfilltë, ku do të bëhet një analizë se sa specializantë do t’i kemi, kur ata do të përfundojnë, cilat janë degët prioritare dhe a do të jetë ai numër i limituar pasi që duhet t’i ikim me çdo kusht një katrahure, e cila ka ndodhur para disa viteve, dhe katrahurë, e cila në të vërtet ka stimuluar numrin e largimeve, prej 211 janë rreth 60 specializantë, të cilët janë larguar dhe shumica prej tyre për shkak të kushteve të patolerushëm të specializimit…Nëse këto nuk rregullohen do të jetë një dështim prapë…Është shumë më mirë sesa ai i kaluari nëse inkorporohen këto disa komente tona dhe Fakultetit të Mjekësisë, është shumë më preciz që obligon edhe specializantin, por edhe mentorët, por kemi disa dallime në mendime në formën se si duhet të shkojmë. Ne në vazhdimësi tash e sa vite insistojmë që kjo të rregullohet me ligj e jo me udhëzim administrativ”, ka shtuar ai.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ditë më parë ka deklaruar se udhëzimi administrativ për shkollimin specialistik është në fazën finale. Ai ka njoftuar se pas konsultimeve publike dhe nënshkrimit nga ai, do të hapet konkursi për specializantët.

ADVERTISEMENT

E në vitin e kaluar sektori publik shëndetësor i Kosovës është përballur me ikje të madhe të mjekëve, qoftë në sektorin privat, por edhe jashtë vendit. Për 12 muaj ShSKUK-në e kanë lënë mbi 210 mjekë.

TË NGJASHME

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Parashikimi i motit për ditën e sotme

2025-11-05
KQZ mban sot mbledhjen e radhës për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale

KQZ mban sot mbledhjen e radhës për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale

2025-11-05
Orav ia dorëzon Kurtit sot Raportin për Vendin 2025 për Kosovën nga Komisioni Evropian

Orav ia dorëzon Kurtit sot Raportin për Vendin 2025 për Kosovën nga Komisioni Evropian

2025-11-04
Lulzim Peci: Kërcënimi i Kurtit për mosdhënien e buxhetit komunave është ndërhyrje në fushatë dhe tentim-grabitje e taksave

Lulzim Peci: Kërcënimi i Kurtit për mosdhënien e buxhetit komunave është ndërhyrje në fushatë dhe tentim-grabitje e taksave

2025-11-03
Next Post
Treni godet veturën në Pejë, lëndohet një person

Treni godet veturën në Pejë, lëndohet një person

Related Post

Kupa e Kosovës do të rikthehet sot me dy ndeshje çerekfinale

Kupa e Kosovës do të rikthehet sot me dy ndeshje çerekfinale

2025-02-26
Raporti pozitiv nga Banka Botërore rrit shpresat e Kosovës për anëtarësim në BE

Raporti pozitiv nga Banka Botërore rrit shpresat e Kosovës për anëtarësim në BE

2023-05-12
Kosova nikoqire e “Defender Europe 2025“

Kosova nikoqire e “Defender Europe 2025“

2024-01-12

KATEGORITË

  • Botë
  • Ekonomi
  • I PAKATEGORIZUAR
  • Kulturë
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Sport

TEDEL

TEDEL është një platformë, kryesisht e bazuar në ueb, që mbledh fakte nga burime të zgjedhura autentike.

  • BALLINA
  • LAJME
  • BOTë
  • SPORT
  • EKONOMI
  • KULTURë
  • LIFESTYLE

LAJMET

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Parashikimi i motit për ditën e sotme

4 DITË MË PARË
KQZ mban sot mbledhjen e radhës për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale

KQZ mban sot mbledhjen e radhës për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale

4 DITË MË PARË
Orav ia dorëzon Kurtit sot Raportin për Vendin 2025 për Kosovën nga Komisioni Evropian

Orav ia dorëzon Kurtit sot Raportin për Vendin 2025 për Kosovën nga Komisioni Evropian

4 DITË MË PARË
Lulzim Peci: Kërcënimi i Kurtit për mosdhënien e buxhetit komunave është ndërhyrje në fushatë dhe tentim-grabitje e taksave

Lulzim Peci: Kërcënimi i Kurtit për mosdhënien e buxhetit komunave është ndërhyrje në fushatë dhe tentim-grabitje e taksave

5 DITË MË PARË
Dy të arrestuar për vrasje në tentativë dhe lëndim trupor në Istog

Dy të arrestuar për vrasje në tentativë dhe lëndim trupor në Istog

5 DITË MË PARË
Gjiganti turk synon bombën e dimrit: Lionel Messi në huazim nga Inter Miami

Gjiganti turk synon bombën e dimrit: Lionel Messi në huazim nga Inter Miami

2 DITË MË PARË
Mbyllet xhiroja e 11-të në Superligë, kjo është renditja

Mbyllet xhiroja e 11-të në Superligë, kjo është renditja

1 JAVË MË PARË
Harry Kane thyen rekordin e Messit dhe Ronaldos

Harry Kane thyen rekordin e Messit dhe Ronaldos

2 JAVË s MË PARË
Drita pret Omonian në ndeshjen e parë në shtëpi – synohet rezultati pozitiv

Drita pret Omonian në ndeshjen e parë në shtëpi – synohet rezultati pozitiv

2 JAVË s MË PARË
Zhegrova pjesë e Juventusit për ndeshjen ndaj Real Madridit

Zhegrova pjesë e Juventusit për ndeshjen ndaj Real Madridit

3 JAVË s MË PARË

NA NDIQNI Në:

  • +383 49 000 000
  • info@tedel.co

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Botë
  • Sport
  • Ekonomi
  • Kulturë

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL