Real Madridi e ka marrë një lajm të keq sot.
Legjenda e klubit spanjoll, Amancio Amaro ka ndërruar jetë në moshën 83 vjeçare.
Lajmin e ka bërë të ditur klubi spanjoll, i cili i ka shprehur ngushëllime familjes dhe të afërmve.
“Real Madridi dëshiron t’i shpreh ngushëllimet dhe dashurinë për gruan e tij Consuelo, fëmijët e tij Óscar, Belén, Amancio, Patricia, Marcos dhe Claudia, vëllain e tij Juan Carlos, nipërit e mbesat e tij dhe të gjithë të afërmit, kolegët dhe të dashurit e tij”, shkruan në telegramin ngushëllues të ekipit spanjoll.
Amaro i kishte zhvilluar 471 ndeshje me mbretërit e Spanjës, me ç’rast në 14 sezone i kishte shënuar 155 gola dhe i kishte fituar plot 9 tituj të kampionit.
Ai njihej me pseudonimin “Magjistari”, ndërsa ishte bërë madrilen në vitin 1962, kur i ishte bashkuar klubit nga Deportivo La Coruna.