Klubi i basketbollit Peja është bërë menjëherë me trajner të ri.
Pasi u nda pak orë më parë me trajnerin e deritashëm, Can Sevim, Verdhezinjtë njoftojnë se e kanë angazhuar trajnerin Rami Hadar, shkruan “Gazeta Express”.
Trajneri i njohur ka udhëhequr klube të mëdha izraelite, ndërsa pejanët presin që përvoja që e ka t’i ndihmojë ata që ta fitojnë titullin e kampionit, pasi dështuan ta fitonin Kupën e Kosovës së fundmi.