E Martë, Maj 13, 2025
TEDEL
Advertisement
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
TEDEL
No Result
View All Result

Bideni në vizitë të paparalajmëruar në Kiev

2 years MË PARË
in Botë
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, arriti për një vizitë të paparalajmëruar në Kiev.

Është ky udhëtimi i tij i parë në Ukrainë prejse Rusia ka nisur pushtimin e këtij vendi gati një vit më parë.

Fotografitë e shpërndara në mediat sociale shfaqën presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, duke pritur homologun e tij amerikan në qendër të kryeqytetit Kiev.

Ndonëse paraprakisht u dëgjuan sirena paralajmëruese, nuk u raportua për ndonjë sulm.

ADVERTISEMENT

Zelensky tha se vizita e Bidenit “është një shenjë jashtëzakonisht e rëndësishme e mbështetjes për të gjithë ukrainasit”.

Bideni tha se ndodhet në Kiev për të konfirmuar angazhimin e palëkundur të SHBA-së “ndaj demokracisë, sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës”.

“Kur [presidenti rus, Vladimir] Putin nisi pushtimin gati një vit më parë, ai mendoi se Ukraina është e dobët dhe se Perëndimi është i përçarë. Ai mendoi se mund të na mposhtë, por e kishte gabim”, tha Biden.

Ai shtoi se SHBA-ja po përgatit një dërgesë të re të “pajisjeve kritike” për Ukrainën, e cila, siç tha, do të përfshijë municione artilerie dhe radarë të mbikëqyrjes ajrore.

SHBA-ja është ndër ofruesit më të mëdhenj të ndihmave për ushtrinë ukrainase. Që nga fillimi i pushtimit rus, më 24 shkurt të vitit të kaluar, Washingtoni i ka dërguar pajisje mbrojtëse dhe logjistike në vlerë prej dhjetëra miliarda dollarësh.

Vizita e Bidenit vjen në kohën kur forcat ruse janë duke sulmuar rëndë pozicionet ushtarake dhe vendbanimet civile në Ukrainën Lindore dhe Jugore.

Rusia kreu dhjetë sulme raketore dhe 25 sulme ajrore në rajonet lindore të Luhanskut dhe Donetskut, si dhe në rajonin jugor të Zaporizhzhias, tha Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë ukrainase në raportin e tij të përditshëm.

Bideni dhe Zelensky u takuan për herë të fundit në dhjetor, kur presidenti ukrainas qëndroi për vizitë zyrtare në Washington.

Asokohe, Bideni e siguroi homologun e tij se mbështetja e SHBA-së për Ukrainën “do të vazhdojë për aq kohë sa të ketë nevojë”. /Rel

TË NGJASHME

Rritet në 28 numri i të vdekurve nga shpërthimi në portin iranian

Rritet në 28 numri i të vdekurve nga shpërthimi në portin iranian

2025-04-27
Mot i keq në Itali, një viktimë dhe qindra të evakuuar

Mot i keq në Itali, një viktimë dhe qindra të evakuuar

2025-04-17
Zelensky: Nëse nuk ndalet, Rusia do të nisë Luftën e Tretë Botërore

Zelensky: Nëse nuk ndalet, Rusia do të nisë Luftën e Tretë Botërore

2025-04-14
Bill Gates: Vetëm tri profesione do të mbijetojnë me ardhjen e inteligjencës artificiale

Bill Gates: Vetëm tri profesione do të mbijetojnë me ardhjen e inteligjencës artificiale

2025-03-27
Next Post
Kusari-Lila i përgjigjet akuzave të Haki Abazit

Kusari-Lila i përgjigjet akuzave të Haki Abazit

Related Post

Rahoveci regjistron fitoren e katërt, mposht Bashkimin

Rahoveci regjistron fitoren e katërt, mposht Bashkimin

2023-03-11
Majlinda Kelmendi udhëheq kampin me mbi një mijë xhudistë në Itali

Majlinda Kelmendi udhëheq kampin me mbi një mijë xhudistë në Itali

2024-01-05
25 vjet nga Beteja e Koshares

25 vjet nga Beteja e Koshares

2024-04-09

KATEGORITË

  • Botë
  • Ekonomi
  • I PAKATEGORIZUAR
  • Kulturë
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Sport

TEDEL

TEDEL është një platformë, kryesisht e bazuar në ueb, që mbledh fakte nga burime të zgjedhura autentike.

  • BALLINA
  • LAJME
  • BOTë
  • SPORT
  • EKONOMI
  • KULTURë
  • LIFESTYLE

LAJMET

Në Ditën e Evropës, presidentja kërkon heqjen e masave nga BE-ja

Në Ditën e Evropës, presidentja kërkon heqjen e masave nga BE-ja

4 DITË MË PARË
Tërmet 3.1 shkallë në afërsi të Mitrovicës

Tërmet 3.1 shkallë në afërsi të Mitrovicës

4 DITË MË PARË
Abdixhiku kritikon komunitetet joshumicë: Të pa interesuar me përmbajtje, të interesuar në kopjimin e gjuhës fyese të polarizuesve

Abdixhiku kritikon komunitetet joshumicë: Të pa interesuar me përmbajtje, të interesuar në kopjimin e gjuhës fyese të polarizuesve

6 DITË MË PARË
Tentim vrasje në Strellc të Deçanit

Tentim vrasje në Strellc të Deçanit

6 DITË MË PARË
Dështon sërish konstituimi i Kuvendit, seanca vazhdon pas 48 orësh

Dështon sërish konstituimi i Kuvendit, seanca vazhdon pas 48 orësh

6 DITË MË PARË
Superliga vazhdon sot me dy ndeshje, përballje direkte për t’i ikur barazhit

Superliga vazhdon sot me dy ndeshje, përballje direkte për t’i ikur barazhit

6 DITË MË PARË
Dukagjini fiton ngushtë ndaj Feronikelit

Dukagjini fiton ngushtë ndaj Feronikelit

2 JAVË s MË PARË
Gjyqtari i “El Clasicos” mbrëmë i përjashtoi me të kuq tre lojtarë të Realit

Gjyqtari i “El Clasicos” mbrëmë i përjashtoi me të kuq tre lojtarë të Realit

2 JAVË s MË PARË
Peja mposht Yllin dhe siguron gjysmëfinalen e play-offit

Peja mposht Yllin dhe siguron gjysmëfinalen e play-offit

4 JAVË s MË PARË
Fituesi i Kupës kundër kampionit në gjysmëfinale

Fituesi i Kupës kundër kampionit në gjysmëfinale

4 JAVË s MË PARË

NA NDIQNI Në:

  • +383 49 000 000
  • info@tedel.co

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Botë
  • Sport
  • Ekonomi
  • Kulturë

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL