E Merkurë , Maj 14, 2025
TEDEL
Advertisement
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
TEDEL
No Result
View All Result

Nesër në Hagë fillon gjykimi ndaj Pjetër Shalës

2 years MË PARË
in Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Nesër, në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) do të nisë gjykimi ndaj ish pjesëtarit të UÇK-së, Pjetër Shala ndaj të cilit rëndojnë akuza nën pretendimin për krime lufte.

Seanca është paralajmëruar se do të fillojë në ora 9:30, por do të transmetohet me 45 minuta vonesë.

Në paraqitjen e tij të parë, Shala ishte deklaruar i pafajshëm, ndërsa nesër i njëjti do të ketë mundësi të ri-konfirmojë këtë.

Trupi gjykues në këtë çështje ka bërë të ditur se paraqitja e provave, përfshirë thirrjen e dëshmitarëve, do të fillojë më 27 mars të këtij viti.

“Mbrojtja ka bërë të ditur se pas deklaratës hyrëse të saj, z. Shala dëshiron të bëjë një deklaratë të shkurtër pa betim, me kohëzgjatje prej përafërsisht 5 minutash. Deri më tani janë pranuar tetë persona për të marrë pjesë në proces si viktima dhe procesi i paraqitjes së kërkesave për pjesëmarrje si viktimë është ende i hapur. Personat të cilët mund të vërtetojnë se kanë pësuar dëm fizik, mendor ose material si rezultat i drejtpërdrejtë i një krimi të pretenduar në Aktakuzën e konfirmuar të korrigjuar, ende mund të paraqesin kërkesë për pjesëmarrje në proces. Këtu mund të përfshihen si personat që kanë pësuar dëm të drejtpërdrejtë ashtu edhe ata që kanë pësuar dëm jo të drejtpërdrejtë, për shembull, për shkak të lidhjes së ngushtë me një viktimë të drejtpërdrejtë që pretendohet se është vrarë ose lënduar”, thuhet në njoftimin e Dhomave të Specializuara.

ADVERTISEMENT

Pjetër Shala po mbahet në qendrën e paraburgimit në Hagë prej marsit të vitit 2021.

Versioni i parë i aktakuzës kundër Pjetër Shalës u konfirmua më 12 qershor 2020 dhe Aktakuza e konfirmuar e korrigjuar u dorëzua më 1 nëntor 2021.

 “Krimet për të cilat akuzohet z. Shala u kryen afërsisht midis 17 majit 1999 dhe 5 qershorit 1999 kundër personave të ndaluar në fabrikën e metalit në Kukës, Shqipëri, që pretendohet se shfrytëzohej nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK)”, thuhet në njoftim.

TË NGJASHME

Prokuroria e Pejës thotë se për 5 muaj pranoi mbi 3000 palë brenda objektit të saj

Prokuroria e Pejës thotë se për 5 muaj pranoi mbi 3000 palë brenda objektit të saj

2025-05-14
Gjilanasi i ekstraduar në SHBA, Ambasada: Nëse dënohet për të gjitha akuzat, dënimi maksimal 55 vjet burgim

Gjilanasi i ekstraduar në SHBA, Ambasada: Nëse dënohet për të gjitha akuzat, dënimi maksimal 55 vjet burgim

2025-05-14
Ndërpritet seanca e rigjykimit në rastin “53 milionëshi”

Ndërpritet seanca e rigjykimit në rastin “53 milionëshi”

2025-05-14
Osmani përkujton 26-vjetorin e masakrës në Qyshk, Zahaq, Llabjan dhe Pavlan

Osmani përkujton 26-vjetorin e masakrës në Qyshk, Zahaq, Llabjan dhe Pavlan

2025-05-14
Next Post
Protestojnë klubet e notit, ndalohen nga policia pasi tentuan të futen brenda MKRS-së

Protestojnë klubet e notit, ndalohen nga policia pasi tentuan të futen brenda MKRS-së

Related Post

Sllovenia do të dërgojë 100 trupa shtesë në Kosovë

Sllovenia do të dërgojë 100 trupa shtesë në Kosovë

2023-10-11
Nis shitja e biletave për ndeshjen Kosovë – Izrael

Nis shitja e biletave për ndeshjen Kosovë – Izrael

2023-10-06
Argjentina fiton Kupën e Amerikës, Lautaro Martinez heroi i finales

Argjentina fiton Kupën e Amerikës, Lautaro Martinez heroi i finales

2024-07-15

KATEGORITË

  • Botë
  • Ekonomi
  • I PAKATEGORIZUAR
  • Kulturë
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Sport

TEDEL

TEDEL është një platformë, kryesisht e bazuar në ueb, që mbledh fakte nga burime të zgjedhura autentike.

  • BALLINA
  • LAJME
  • BOTë
  • SPORT
  • EKONOMI
  • KULTURë
  • LIFESTYLE

LAJMET

Prokuroria e Pejës thotë se për 5 muaj pranoi mbi 3000 palë brenda objektit të saj

Prokuroria e Pejës thotë se për 5 muaj pranoi mbi 3000 palë brenda objektit të saj

9 ORË MË PARË
Gjilanasi i ekstraduar në SHBA, Ambasada: Nëse dënohet për të gjitha akuzat, dënimi maksimal 55 vjet burgim

Gjilanasi i ekstraduar në SHBA, Ambasada: Nëse dënohet për të gjitha akuzat, dënimi maksimal 55 vjet burgim

10 ORË MË PARË
Ndërpritet seanca e rigjykimit në rastin “53 milionëshi”

Ndërpritet seanca e rigjykimit në rastin “53 milionëshi”

10 ORË MË PARË
Osmani përkujton 26-vjetorin e masakrës në Qyshk, Zahaq, Llabjan dhe Pavlan

Osmani përkujton 26-vjetorin e masakrës në Qyshk, Zahaq, Llabjan dhe Pavlan

10 ORË MË PARË
Në Ditën e Evropës, presidentja kërkon heqjen e masave nga BE-ja

Në Ditën e Evropës, presidentja kërkon heqjen e masave nga BE-ja

5 DITË MË PARË
FFK e refuzon kërkesën e Prishtinës për fitore në tavolinë ndaj Gjilanit

FFK e refuzon kërkesën e Prishtinës për fitore në tavolinë ndaj Gjilanit

9 ORË MË PARË
Trepça dhe Bashkimi sonte përballen në betejën e katërt të finales

Trepça dhe Bashkimi sonte përballen në betejën e katërt të finales

10 ORË MË PARË
Superliga vazhdon sot me dy ndeshje, përballje direkte për t’i ikur barazhit

Superliga vazhdon sot me dy ndeshje, përballje direkte për t’i ikur barazhit

1 JAVË MË PARË
Dukagjini fiton ngushtë ndaj Feronikelit

Dukagjini fiton ngushtë ndaj Feronikelit

2 JAVË s MË PARË
Gjyqtari i “El Clasicos” mbrëmë i përjashtoi me të kuq tre lojtarë të Realit

Gjyqtari i “El Clasicos” mbrëmë i përjashtoi me të kuq tre lojtarë të Realit

2 JAVË s MË PARË

NA NDIQNI Në:

  • +383 49 000 000
  • info@tedel.co

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Botë
  • Sport
  • Ekonomi
  • Kulturë

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL