Kosovare Asllani ka ardhur në Kosovë për 15 vjetorin e pavarësisë.
Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka takuar futbollistin e madhe shqiptare, Kosovare Asllani, anëtare e klubit të njohur Milan.
Ademi i dëshiroj mirëseardhje Asllanit dhe ia dhuroj fanellën e Kosovës me numër 9-të.
“Në Ditën e Pavarësisë pata kënaqësinë ta presë në aeroportin “Adem Jashari” futbollisten tonë me famë botërore, Kosovare Asllani.
Ajo vjen në atdheun e saj me epitetin e Ambasadores së Shpresës së Mirë të UNICEF-it, për të dhënë mesazhe në këtë ditë të veçantë për vajzat dhe gratë e Kosovës se suksesi arrihet me punë e përkushtim pa dallim gjinie.
E përgëzova për karrierën e bujshme dhe për sukseset e arritura, pasi është bërë model për vajzat e reja kudo në botë.
E nderova me figurën e Hyjneshës në Fron, si një Hyjneshë e Futbollit dhe me fanellën e Kombëtares së Kosovës, si mbështetje për suksese të reja nga vendi i saj i origjinës.
Ajo duke më uruar për Ditën e Pavarësisë më falënderoi mua dhe FFK-në për mikpritjen e ngrohtë dhe me përgëzoi për punën e mirë dhe të arriturat që kemi pas anëtarësimit në UEFA e FIFA.
Po ashtu, Kosovarja shprehu dëshirën që pas përfundimit të karrierës ta ketë mundësinë që me tërë përvojën dhe dijenin e saj për futbollin të kontribuojë si përzgjedhëse e Kosovës.
Kontributi i Kosovare Asllanit është i mirësardhur gjithmonë!”, ka shkruar Ademi.