Bashkimi Europian ka konfirmuar takimin e radhës të nivelit të lartë mes Kosovës dhe Serbisë më 27 shkurt në Bruksel.
BE thotë se edhe kryeministri Albin Kurti edhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre.
“Përfaqësuesi i Lartë, i mbështetur nga Përfaqësuesi Special i BE-së, Miroslav Lajçak, do të zhvillojë takime të veçanta me liderët, pasuar nga një takim i përbashkët. Në takim do të diskutohet për Propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, thuhet në njoftimin e BE-së.
Unioni thotë se detaje të tjera të takimit do të bëhen të ditura kur të afrohet data e takimit.