Ashtu siç kishte vendosur në fund të tetorit para balotazhit të 9 nëntorit, qeveria në detyrë ekzekutoi shtesat për fëmijë me rritje 50 për qind.
“Shtesat për mbi 400 mijë fëmijë tashmë janë ekzekutuar me rritjen prej 50%, dhe sot gjatë ditës të gjitha familjet përfituese do t’i kenë në llogari”, ka thënë Murati.
Rritja e shtesave për fëmijë u vendos në një kohë zgjedhjesh lokale derisa edhe ekzekutimi i tyre u bë gati një muaj para zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare.
Ky vendim sipas ish-ministrit të financave Haki Shatri ndonëse i nevojshëm është tentim për blerje të votës.
“Rritja ka qene e nevojshme dhe është e mirë por institucioni nuk vepron ad-hoc vetëm për interesa të një grupi. Është e shtire për disa njerëz që prej rruge kanë hy ne pushtet dhe mendojnë se ligjet e rrugës vlejnë. Edhe rritjet edhe ndryshimet ne paga të cilat duhet te rregullohen me buxhet me ligjin për buxhetin dhe te tjerat…por jo me marr vendime vetëm ne momente ku ato kane efekt ligjore dhe kjo është ajo qe po i ndodh Kosovës kohen e fundit. Aty ku po i konvenon atu ku s’po i konvenon s’po gjen forme me be zgjidhje. Siç është çështja komunës dhe rtk është shqetësuese…këtu ata kanë llogaritë tek nr i personave që të kenë ndikim në zgjedhje. Ata qe kanë nevojë për para në këtë kohë kritike ata ndikohen”, tha Shatri për RTV21.
Juristi Hasan Shala ndërkaq thotë se rritja e shtesave për fëmijë përveç qëllimit elektoral bie ndesh edhe me Ligjin për Qeverinë.