E Merkurë , Nëntor 5, 2025
TEDEL
Advertisement
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
TEDEL
No Result
View All Result

Guvernatori Ismaili në takimet vjetore të FMN-së dhe BB-së

3 JAVË s MË PARË
in Ekonomi
Share on FacebookShare on Twitter

Një delegacion i lartë i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), kryesuar nga Guvernatori, Ahmet Ismaili, po merr pjesë në takimet vjetore 2025 të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe Bankës Botërore (BB), që do mbahet deri më 18 tetor dhe po mbahen në Washington.

“Përfaqësuesit e BQK-së gjatë kësaj vizite zyrtare në SHBA do të zhvillojnë takime bilaterale me drejtuesit e FMN-së, BB-së, Thesarit Amerikan, institucionet tjera financiare ndërkombëtare, si dhe Guvernatorë të bankave qendrore partnere evropiane. Gjithashtu, do të marrë pjesë takime multilaterale për të përfaqësuar vendin si dhe zgjeruar bashkëpunimin në fusha të interesit publik global”, njofton BQK.

Gjatë takimeve, BQK do të prezantojë zhvillimet kryesore dhe prioritetet në sektorin financiar, rezultatet nga zbatimi i programeve dhe asistencave teknike profesionale, si dhe nevojat për mbështetje të mëtejshme teknike në zbatim të mandatit të BQK-së.

Në kuadër takimeve vjetore, Guvernatori Ismaili do të marrë pjesë në panelin e FMN-së të nivelit të lartë me titull “Fuqizimi i qëndrueshmërisë se sistemit financiar në kohëra të pasigurive – Ndërtimi i kapaciteteve në vendet në zhvillim dhe në tranzicion”, i cili do të hapet nga zëvendësdrejtori i sapo emëruar i FMN-së, z. Dan Katz, me pjesëmarrjen e drejtuesve tjerë të FMN-së.

Me atë rast, Guvernatori do të paraqes arritjet kryesore të sistemit financiar të Kosovës, kontributin e FMN-së duke përfshirë Rishikimin e Stabilitetit të Sektorit Financiar (FSSR), në ndërtimin e kapaciteteve institucionale, reformimit të kornizës mbikëqyrëse dhe rregullative, që kanë rezultat me një sistem financiar stabil që mbështet sektorin privat, rritjen ekonomike dhe stabilitetin financiar të vendit.

Gjithashtu, gjatë kësaj vizite, Guvernatori Ismaili së bashku edhe me katër guvernatorët e bankave qendrore të rajonit, do të nënshkruajë me Guvernatorin e Bankës së Italisë, z. Panetta, Letrën e Qëllimit për zhvillimin e sistemit të pagesave të shpejta (instant) – TIPS Clone, për katër bankat qendrore të rajonit, si një projekt rajonal i nisur në fillim të këtij viti.

ADVERTISEMENT

Me ftesën e FMN-së, Guvernatori Ismaili është i nderuar që të prezantojë zhvillimet kryesore në ekonominë e Kosovës, perspektiven rajonale dhe evropiane, në forumin me dyer të mbyllura që organizohet nga Departamenti për Evropën i FMN-së, dhe ku marrin pjesë Guvernatorët dhe Ministrat e Financave të shteteve nga Evropa, përfshirë ato nga Evropa Qendrore, Lindore dhe Juglindore (CESSE), si një organizim i përvitshëm i FMN-së.

“Takimet vjetore të FMN-së dhe BB-së mbledhin së bashku bankierë qendrorë, ministra të financave, parlamentarë, drejtues të sektorit privat, përfaqësues të shoqërisë civile dhe akademikë, për të diskutuar çështje me rëndësi globale, si perspektivat ekonomike, lufta kundër varfërisë dhe zhvillimi ekonomik”, thuhet në komunikatën e BQK-së.

TË NGJASHME

11 komuna të Kosovës ende pa buxhet për vitin fiskal, rrezikohet funksionimi dhe projektet

11 komuna të Kosovës ende pa buxhet për vitin fiskal, rrezikohet funksionimi dhe projektet

2025-10-21
ATK në takim me partnerët institucionalë dhe përfaqësuesit e bizneseve

ATK në takim me partnerët institucionalë dhe përfaqësuesit e bizneseve

2025-10-09
Qeveria ndan 26 milionë euro për studentë, nga 100 euro për student

Qeveria ndan 26 milionë euro për studentë, nga 100 euro për student

2025-10-07
BQK: Në Kosovë janë rreth 1.7 milion kartela bankare

BQK: Në Kosovë janë rreth 1.7 milion kartela bankare

2025-10-07
Next Post
Biden përgëzon Trumpin për arritjen e marrëveshjes së armëpushimit në Gaza

Biden përgëzon Trumpin për arritjen e marrëveshjes së armëpushimit në Gaza

Related Post

RTK: Arrestohet Rrustem Mustafa, dërgohet në bazën e EULEX

RTK: Arrestohet Rrustem Mustafa, dërgohet në bazën e EULEX

2023-09-12
Rama me marrëveshje që synon zvogëlimin e kolonave: Parko veturën në Prishtina Mall, merr biletë falas për autobusë urbanë

Rama me marrëveshje që synon zvogëlimin e kolonave: Parko veturën në Prishtina Mall, merr biletë falas për autobusë urbanë

2025-09-10
Prishtina 01 mposht Liqenin në sfidën e parë të finales së “Play-Off”-it

Prishtina 01 mposht Liqenin në sfidën e parë të finales së “Play-Off”-it

2024-06-06

KATEGORITË

  • Botë
  • Ekonomi
  • I PAKATEGORIZUAR
  • Kulturë
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Sport

TEDEL

TEDEL është një platformë, kryesisht e bazuar në ueb, që mbledh fakte nga burime të zgjedhura autentike.

  • BALLINA
  • LAJME
  • BOTë
  • SPORT
  • EKONOMI
  • KULTURë
  • LIFESTYLE

LAJMET

KQZ mban sot mbledhjen e radhës për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale

KQZ mban sot mbledhjen e radhës për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale

5 minutes MË PARË
Orav ia dorëzon Kurtit sot Raportin për Vendin 2025 për Kosovën nga Komisioni Evropian

Orav ia dorëzon Kurtit sot Raportin për Vendin 2025 për Kosovën nga Komisioni Evropian

23 ORË MË PARË
Lulzim Peci: Kërcënimi i Kurtit për mosdhënien e buxhetit komunave është ndërhyrje në fushatë dhe tentim-grabitje e taksave

Lulzim Peci: Kërcënimi i Kurtit për mosdhënien e buxhetit komunave është ndërhyrje në fushatë dhe tentim-grabitje e taksave

2 DITË MË PARË
Dy të arrestuar për vrasje në tentativë dhe lëndim trupor në Istog

Dy të arrestuar për vrasje në tentativë dhe lëndim trupor në Istog

2 DITË MË PARË
Fillon fushata gjashtëditore për balotazhin komunal në Kosovë

Fillon fushata gjashtëditore për balotazhin komunal në Kosovë

2 DITË MË PARË
Mbyllet xhiroja e 11-të në Superligë, kjo është renditja

Mbyllet xhiroja e 11-të në Superligë, kjo është renditja

7 DITË MË PARË
Harry Kane thyen rekordin e Messit dhe Ronaldos

Harry Kane thyen rekordin e Messit dhe Ronaldos

2 JAVË s MË PARË
Drita pret Omonian në ndeshjen e parë në shtëpi – synohet rezultati pozitiv

Drita pret Omonian në ndeshjen e parë në shtëpi – synohet rezultati pozitiv

2 JAVË s MË PARË
Zhegrova pjesë e Juventusit për ndeshjen ndaj Real Madridit

Zhegrova pjesë e Juventusit për ndeshjen ndaj Real Madridit

2 JAVË s MË PARË
Rreth 180 tifozë të Napolit arrestohen në Eindhoven para ndeshjes së Champions League

Rreth 180 tifozë të Napolit arrestohen në Eindhoven para ndeshjes së Champions League

2 JAVË s MË PARË

NA NDIQNI Në:

  • +383 49 000 000
  • info@tedel.co

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Botë
  • Sport
  • Ekonomi
  • Kulturë

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL