F.B.
Pas barazimit pa gola me Slloveninë, Kombëtarja e Kosovës rikthehet sonte në aksion.
Dardanët do të përballem me Suedinë në Getoborg, në kuadër të xhiros së katërt të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026, ndeshje që mund ta ndiqni në RTK.
Kjo sfidë është një ‘finale’ për kombëtaren tonë në garën për vendin e dytë në Grupin B, pozitë që dërgon në ‘Play-Off’.
Kosova një muaj më parë e kishte mundur Suedinë në Prishtinë, dhe të njëjtën gjë, Dardanët synojnë ta bëjnë edhe sonte në Goteborg.
Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda mendon se Suedia është një skuadër e fortë dhe me shumë cilësi individuale, por sipas strategut gjerman, Kosova është gati për duelin me suedezët.
“Suedia është një kundërshtar i fortë, me shumë kualitet. Kanë lojtarë të rrezikshëm në fazën sulmuese si Isak, Elanga dhe Gyokeres. Pavarësisht presionit që ata kanë, për ne do të jetë një ndeshje e vështirë,” tha ai.
“Suedia nuk është e fortë vetëm në kundërsulme, por edhe në posedim të topit. Ata bëjnë presion të lartë dhe luajnë mirë me pasime. Ne do të luajmë ngushtë, do të jemi kompakt në mbrojtje. Kemi fituar më parë ndaj tyre me një lojë të tillë, dhe do të tentojmë ta përsërisim”, ka thënë Foda.
Ndeshja Suedi-Kosovë fillon në orën 20:45.


















