E Merkurë , Nëntor 5, 2025
TEDEL
Advertisement
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
TEDEL
No Result
View All Result

Infantino viziton Kosovën me ftesë të Presidentes Vjosa Osmani, FFK e falënderon të parën e shtetit

4 JAVË s MË PARË
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

F.B.

Presidenti i shtëpisë më të madhe të futbollit botërorë FIFA, Gianni Infantino do të vijë në Kosovë të mërkurën.

Infantino do ta vizitoj Kosovën me ftesë nga Presidentja e vendit, Vjosa Osmani e cila do ta dekorojë italianin.

E për këtë Federata e Futbollit të Kosovës dhe Presidenti i saj, Agim Ademi kanë falënderuar publikisht Vjosa Osmanin.

“E nderuara Presidente e Republikës së Kosovës, Shkëlqesia Juaj, Vjosa Osmani. Në emër të Federatës së Futbollit të Kosovës, të komunitetit të futbollit dhe të gjithë dashamirëve të këtij sporti, dëshiroj të ju shpreh mirënjohjen më të thellë për vlerësimin dhe nderin që do t’i bëni Presidentit të FIFA-s, mikut të madh të Kosovës, Gianni Infantino, me dekorimin e tij gjatë vizitës së tij të dytë në Kosovë, të mërkurën”.

“Ky akt i lartë institucional është një dëshmi e respektit që Republika e Kosovës ka për rolin dhe kontributin e z. Infantino si President i FIFA-s, për zhvillimin e futbollit tonë dhe afirmimin e vendit në arenën ndërkombëtare. Gianni Infantino ka pasur fatin që në Kongresin e tij të parë si President, në vitin 2016, të shpallë Kosovën anëtare të barabartë të FIFA-s, një moment ky historik që e ndryshoi përgjithmonë rrugëtimin tonë si shtet”.

ADVERTISEMENT

“Po ashtu, nën udhëheqjen e tij, FIFA ka ofruar mbështetje të madhe për FFK-në përmes programit “FIFA Forward”, duke ndihmuar në ndërtimin e infrastrukturës, zhvillimin e të rinjve dhe ngritjen profesionale të futbollit në Kosovë. Ky vendim i juaji, znj. Presidente, forcon edhe më shumë partneritetin mes institucioneve shtetërore dhe atyre sportive, duke dëshmuar se futbolli është një urë që bashkon njerëzit, gjeneratat dhe kombet”.

“Dekorimi i Presidentit Infantino është një vlerësim që shkon përtej individit dhe është një nder edhe për gjithë komunitetin e futbollit në Kosovë dhe për të gjithë ata që kanë kontribuar në këtë rrugëtim të gjatë e të lavdishëm. Në emër të FFK-së, edhe një herë dua të ju falënderoj për përkrahjen e vazhdueshme ndaj sportit dhe për vizionin tuaj që Kosova të përfaqësohet me dinjitet në çdo fushë, përfshirë edhe atë të futbollit”.

“Me respekt dhe mirënjohje, Agim Ademi, President i Federatës së Futbollit të Kosovës”. 

TË NGJASHME

Mbyllet xhiroja e 11-të në Superligë, kjo është renditja

Mbyllet xhiroja e 11-të në Superligë, kjo është renditja

2025-10-29
Harry Kane thyen rekordin e Messit dhe Ronaldos

Harry Kane thyen rekordin e Messit dhe Ronaldos

2025-10-23
Drita pret Omonian në ndeshjen e parë në shtëpi – synohet rezultati pozitiv

Drita pret Omonian në ndeshjen e parë në shtëpi – synohet rezultati pozitiv

2025-10-23
Zhegrova pjesë e Juventusit për ndeshjen ndaj Real Madridit

Zhegrova pjesë e Juventusit për ndeshjen ndaj Real Madridit

2025-10-21
Next Post
Dueli me Serbinë, Duka: Nuk është finalja e Sylvinhos, por po nuk shkuam në Botëror…

Dueli me Serbinë, Duka: Nuk është finalja e Sylvinhos, por po nuk shkuam në Botëror…

Related Post

RTK: Arrestohet Rrustem Mustafa, dërgohet në bazën e EULEX

RTK: Arrestohet Rrustem Mustafa, dërgohet në bazën e EULEX

2023-09-12
Rama me marrëveshje që synon zvogëlimin e kolonave: Parko veturën në Prishtina Mall, merr biletë falas për autobusë urbanë

Rama me marrëveshje që synon zvogëlimin e kolonave: Parko veturën në Prishtina Mall, merr biletë falas për autobusë urbanë

2025-09-10
Prishtina 01 mposht Liqenin në sfidën e parë të finales së “Play-Off”-it

Prishtina 01 mposht Liqenin në sfidën e parë të finales së “Play-Off”-it

2024-06-06

KATEGORITË

  • Botë
  • Ekonomi
  • I PAKATEGORIZUAR
  • Kulturë
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Sport

TEDEL

TEDEL është një platformë, kryesisht e bazuar në ueb, që mbledh fakte nga burime të zgjedhura autentike.

  • BALLINA
  • LAJME
  • BOTë
  • SPORT
  • EKONOMI
  • KULTURë
  • LIFESTYLE

LAJMET

KQZ mban sot mbledhjen e radhës për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale

KQZ mban sot mbledhjen e radhës për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale

9 minutes MË PARË
Orav ia dorëzon Kurtit sot Raportin për Vendin 2025 për Kosovën nga Komisioni Evropian

Orav ia dorëzon Kurtit sot Raportin për Vendin 2025 për Kosovën nga Komisioni Evropian

23 ORË MË PARË
Lulzim Peci: Kërcënimi i Kurtit për mosdhënien e buxhetit komunave është ndërhyrje në fushatë dhe tentim-grabitje e taksave

Lulzim Peci: Kërcënimi i Kurtit për mosdhënien e buxhetit komunave është ndërhyrje në fushatë dhe tentim-grabitje e taksave

2 DITË MË PARË
Dy të arrestuar për vrasje në tentativë dhe lëndim trupor në Istog

Dy të arrestuar për vrasje në tentativë dhe lëndim trupor në Istog

2 DITË MË PARË
Fillon fushata gjashtëditore për balotazhin komunal në Kosovë

Fillon fushata gjashtëditore për balotazhin komunal në Kosovë

2 DITË MË PARË
Mbyllet xhiroja e 11-të në Superligë, kjo është renditja

Mbyllet xhiroja e 11-të në Superligë, kjo është renditja

7 DITË MË PARË
Harry Kane thyen rekordin e Messit dhe Ronaldos

Harry Kane thyen rekordin e Messit dhe Ronaldos

2 JAVË s MË PARË
Drita pret Omonian në ndeshjen e parë në shtëpi – synohet rezultati pozitiv

Drita pret Omonian në ndeshjen e parë në shtëpi – synohet rezultati pozitiv

2 JAVË s MË PARË
Zhegrova pjesë e Juventusit për ndeshjen ndaj Real Madridit

Zhegrova pjesë e Juventusit për ndeshjen ndaj Real Madridit

2 JAVË s MË PARË
Rreth 180 tifozë të Napolit arrestohen në Eindhoven para ndeshjes së Champions League

Rreth 180 tifozë të Napolit arrestohen në Eindhoven para ndeshjes së Champions League

2 JAVË s MË PARË

NA NDIQNI Në:

  • +383 49 000 000
  • info@tedel.co

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Botë
  • Sport
  • Ekonomi
  • Kulturë

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL